Media Galeri

“Bonusi i Rijetësimit”, nis zbatimi i projektit fitues në Kalanë e Krujës

“Bonusi i Rijetësimit po sjell ndryshimin në mendësinë e të investuarit në trashëgiminë kulturore, edhe në Krujë”, theksoi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në rrjete sociale, ku njoftoi se ka nisur zbatimi i njërit prej projekteve fituese, në këtë qytet.

Fatos Hoxha është një nga përfituesit e këtij programi. Shtëpinë e blerë disa vite më pare, Fatosi po e restauron e rijetëson, për ta kthyer në një bujtinë mikpritëse për turistët. Ai thotë se gjithmonë e kishte pasur ëndërr të kishte një shtëpi në kala, të cilën të mund ta kthente në bujtinë. “Shtëpia ime u shpall fituese dhe falënderoj shumë Ministrinë e Kulturës që na dha ndihmë, një dorë të mirë për përfundimin e kësaj shtëpie, e cila do jetë shumë mikpritëse e me vlera, siç ka vlerë Kruja dhe gjithë kjo zonë e Kalasë së Krujës”, është shprehur ai.

Objekt i mbështetjes financiare nga “Bonusi i Rijetësimit” janë pasuritë e paluajtshme që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose që kanë status pasuri kulturore, si objekte të veçanta, jashtë këtyre zonave në të gjithë territorin e Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë