Para

Itali-Bonus 500 euro për këstet e kredisë dhe studentët që nuk kanë kompjuter

Një total të ardhurash deri në 30 ijë euro për shtëpinë, alternativa e njëjta shifër për shkollën në distancë

Një ndihmë për familjet më të dobta ekonomikisht për të paguar paguar kredinë dhe një kontribut për blerjen e aparatëve teknologjikë që lejojnë fëmijët (nxënësit e studentët) të cilët nuk mund të blejnë një kompjuter, të ndjekin kurset në distancë gjatë periudhës së mbylljes së shkollave.

Pas shtyrjes së taksave rajonale deri më 31 maj, rajoni i Lombardisë ka ndarë 16.5 milion €uro të ardhura të jashtëzakonshme për të mbështetur familjet në vështirësi të përkohshme për shkak të efekteve të epidemisë së koronavirusit ne Itali. Në rastin e ndihmës për blerjen e shtëpisë së parë, ky është një kontribut 500 euro për secilën familje me të paktën një fëmijë deri në 16 vjeç. Është një grant i pakthyeshëm dhe parashikon transferimin së bashku me kërkesën për kontribut në marrjen e pagesës së kësteve të kredisë në lidhje me vitin aktual. Në rastin e kontributit për mësimin on line, për mjetet elektronike, e ardhura prej 500 eurosh jepet për secilën familje me fëmijë nga 6 deri në 16 vjeç. Për ta marrë atë, blerja duhet të jetë bërë nga data 23 shkurt e tutje, data e dekretit të  parë të firmosur nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe guvernatori Attilio Fontana, i cili urdhëroi mbylljen e qendrave ku epidemia u përhap me shpjetësi dhe dendësi, shërbimeve arsimore dhe shkollave të çdo rendi dhe shkalle.

Do të kenë mundësi të jenë pjesë e paketës së ndihmës, familjet që kanë të ardhura më të vogla ose të barabartë me 30 mijë euro në vit. Punonjësit që kanë pësuar ulje  20% - 30% të fitimeve nga puna freelancer (profesion i lirë), gjithashtu do të jenë në gjendje të aplikojnë në internet për të përfituar nga paketa antiCovid-19. Sidoqoftë, kontributet nuk do të jenë kumulative. "Ne kemi menduar për të gjitha familjet Lombarde në vështirësi - shpjegon këshilltari rajonal për familjen, Silvia Piani -. Ne kemi zgjedhur të ndërhyjmë në dy sektorë veçanërisht të vështirë. Ndihma për strehimin dhe garancia e vazhdimësisë didaktike. Ne po garantojmë angazhimin maksimal në mënyrë që kontributet mund të kërkohen shpejt ". Hetimi paraprak për vlefshmërinë e aplikimeve do të jetë në varësi të autoriteteve lokale, të cilat do të mbështeten nga autoritetet kompetente, të cilët do të kenë për detyrë të monitorojnë dhe zbatojnë caktimin e kontributit, i cili mund të rritet bazuar në indeksin "faktori familjar". Rajoni tashmë kishte vendosur të pezullonte taksat rajonale nga 8 Mars deri më 31 maj. /larepubblica.it/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë