Futboll

“Bomba” e Rivaldos: Sponsorët duan Mesin dhe Ronaldon te Juventusi

Ish-futbollisti i famshëm brazilian, Rivaldo, kampion bote dhe ish-yll i Barcelonës dhe Milanit, ka lëshuar një deklaratë “bombë” për mikrofonët e “Betfair”. Duke folur për të ardhmen e Lionel Mesit, që mund të jetë larg Barcelonës, ai i ka bërë të gjithë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë.

“Mendoj se disa agjentë po lëvizin, duke ëndërruar dyshen Mesi-Ronaldo te Juventusi. Do të ishte një bum i madh. Kam përshtypjen si klubi italian mund të rikuperojë çdo investim për pak kohë, duke parë shtytjen e fortë që ka për marketingun. Të shohësh bashkë Mesin dhe Ronaldon do të jetë diçka historike dhe shumë sponsorë besoj se urojnë dhe duan të ndodhë diçka e tillë. Në këtë sens, për mua është e mundur që ata të luajnë bashkë te Juventusi”, - është shprehur Rivaldo.

Rivaldo, kur luante me Barcelonën. Gazeta Si, 4 korrik 2020

Edhe pse dy padronët e “Topit të Artë” janë “veteranë” aktualisht, tifozët e Juventusit e kanë vërtet ëndërr t’i shohin të dy bashkë me fanellën bardhezi. Kjo merkato vere duket se do të dhurojë surpriza të mëdha, me disa lëvizje të bujshme. Fabio Paratiçi ka në plan të bëjë 7 goditje dhe njëra prej tyre mund të jetë Lionel Mesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë