Ditën e premte mund të ketë një vendim zyrtar në lidhje me bojkotin e Superiores. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi se kishte marrë garanci nga kryeministri Rama për zgjidhjen e kërkesave dhe se kampionati do të nisë shpejt. Megjithatë, ai pohoi se i takon Ligës Profesioniste të vendosë.
Pas përfundimit të takimit të sotëm, presidenti i saj, Edvin Libohova është shprehur se ende nuk është marrë një vendim për kampionatin. Ai u shpreh se i do të presin qeverinë deri ditën e enjte për një përgjigje përfundimtare për realizimin e kërkesave dhe më pas ditën e premte do të ketë tjetër mbledhje të Ligës.
“Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar. Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin.”, u shpreh Libohova.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.