Futboll

Bojkoti/ Meta në anën e Ligës: Kërkesa të drejta. Qeveria të dialogojë

Bojkoti i Superiores nga Liga Profesioniste dhe FSHF-ja ka sjell reagime të ndryshme, kryesisht nga njerëzit e sportit, por edhe nga politika. Ka mbajtur qëndrim për këtë çështje edhe Presidenti Ilir Meta, me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Presidenti Meta, ashtu si sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, thekson se futbolli është krenari kombëtare dhe bën apel për zgjidhej të situatës. Kreu i shtetit, i cili i vlerëson të drejta kërkesat e Ligës, kërkon nga qeveria që të bashkëpunojë për t’i kthyer frymëmarrjen futbollit, duke e mbështetur atë me një bazë të sigurt ligjore. t për t’i rikthyer frymëmarrje futbollit shqiptar.

Ja çfarë shkruan konkretisht Presidenti Meta:
Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët. Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të shtyrjes së fillimit të kampionatit të Superiores, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë