Lajme

Bojkot edhe studentët e Durrësit dhe Elbasanit

Në një kohë që studentët e universiteteve në Tiranë janë ngujuar nëpër fakultete dhe vazhdojnë bojkotimin e mësimit, edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe ato të “Alesandër Xhuvanit” në Elbasan kanë bërë të njëjtën gjë.
Në Elbasan një grup studentësh kanë vijuar protestën dhe u bëjnë thirrje edhe studentëve të tjerë që t’u bashkohen për plotësimin e 9 kërkesave që i kanë drejtuar qeverisë.
Ndërkohë, në Durrës studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu kanë bojkotuar mësimin, duke u ngujuar brenda ambienteve të kampusit universitar.
Vendimi është marrë pas një takimi të Këshillit Studentor.
Sipas tyre rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 9 kërkesave, është bojkoti i procesit mësimor.
Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve thonë studentët. Ata shprehen se procesi mësimor është shumë i rëndësishëm, por akoma më i rëndësishëm është një sistem cilësor i arsimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë