Shendet

Bojërat e tatuazheve përmbajnë kimikate toksike që shkaktojnë kancer

Ekspertët paralajmërojnë se boja e tatuazhit mund të përmbajë kimikate që shkaktojnë kancer, të cilat ndryshojnë në rrezet e diellit ose janë aq të vogla sa mund të futen në qeliza.

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut (SUNY) zbuluan se gati gjysma e 56 mostrave të bojërave të tatuazheve që ata studiuan kishin përbërje kimikate që shkaktojnë kancer.

Shumë prej tyre gjithashtu përmbanin grimca nën 100 nanometra (nm) në madhësi, për të cilat ata thanë se mund të futeshin në bërthamën e një qelize dhe të shkaktonin mutacione kanceroze.

Industria e tatuazheve është kryesisht e pamonitoruar kudo në botë, thonë studiuesit, pavarësisht se numri i personave që e kanë një të tillë është shtuar. Në Europë, pigmentet blu dhe jeshile tashmë janë të ndaluara të përdoren për shkak të shqetësimeve se mund të shkaktojnë kancer.

Dikush që bën një tatuazh është në rrezik të një infeksioni bakterial, sepse lëkura është e çarë ose mund të marrë edhe një sëmundje gjaku si hepatiti B dhe C, nëse pajisjet nuk pastrohen siç duhet.

“Dihet pak për përbërjen e bojërave të  tatuazheve pasi u kushtohet pak rëndësi.

Studiuesit e SUNY morën disa bojëra të njohura për tatuazhe dhe prezantuan gjetjet e tyre këtë javë në takimin e vjeshtës të Shoqatës Amerikane të kimikateve në Çikago, Illinois.

Në studim, shkencëtarët testuan 56 bojëra dhe zbuluan se disa kishin substanca që nuk ishin të listuara në etiketë.

Në disa bojëra u vu re edhe prania e etanolit që mund të hollojë gjakun.

Rreth 23 pigmente, blu dhe jeshile u gjetën gjithashtu se përmbajnë kimikate, të cilat mund të bëhen kancerogjene nëse ekspozohen shumë ndaj rrezeve të diellit ose shumë baktereve.

Dr. John Swierk, kimisti që udhëhoqi studimin tha se shqetësimi i vërtetë është se nuk dihet saktësisht nga çfarë përbëhen pigmentet.

"Është e mundur që ju mund të keni pigmente që në vetvete janë të sigurta, por që kthehen në diçka shqetësuese për shkak të faktorëve të jashtëm".

Shkencëtarët tani po synojnë të ndërtojnë bazën e parë gjithëpërfshirëse të të dhënave të përbërësve në bojëra të ndryshme tatuazhesh.

Shqetësimi i veçantë u ngrit për dy pigmente, blu dhe jeshile të cilat mendohet se shkaktuan kancer në vitin 2020 mes paralajmërimeve nga disa shkencëtarë. Bashkimi Europian ndaloi përdorimin e tyre në tatuazhe në janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë