Politike

Boçi: Ahmetaj denoncoi kapjen politike të SPAK (ndërkohë të hënën protestë para Kuvendit)

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me intervistën e dhënë në arrati të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Dje shqiptarët kanë dëgjuar nga vetë ish-krahu i djathtë i Edi Ramës se koka i aferës korruptive të inceneratorëve është vetë Edi Rama, ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj, duke vërtetuar kështu akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratike.

Arben Ahmetaj faktoi se mbrojtësit kryesorë të vjedhjes së shekullit janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe skapistët e tjerë, të cilët të korruptuar nga Rama-Veliaj shkartisen dosjen e vjedhjes së shekullit dhe nuk hetojnë procedurën antiligjore te prokurimit të firmosur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj por bëjnë koka turku sipas urdhrit të Rama-Veliaj.

Arben Ahmetaj dëshmoi mbrëmë se Mirel Mertiri nuk është pronar i djegësit të Tiranës, por është Erion Veliaj dhe se për zhdukjen e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, Dumani Kraja dhe organizata e tyre kriminale nuk hetojnë, sepse ato para janë vjedhë zhdukur nga Rama-Veliaj.

Krahas kësaj Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajes dhe SPAK si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar e burgosur, shantazhuar e dënuar, kundërshtarët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës, apo këdo që synon të thotë të vërtetën për bandën e tij narko-politike”, tha Boçi.

Ndër radhë ai  nënvizoi: “Ne nuk shfajësojmë Ahmetajn, por e inkurajojmë atë të kontribuojë për drejtësinë. Shqiptarët nga dje janë të bindur gjithnjë e më shumë se vendi ka rrëshqitur drejt një autokracie kriminale që tenton të konfirmojë sundimin e saj duke kërkuar të eliminojë çdo opozitë”.

Nderkohe te henen, PD e Rithemelimit do te mbaje nje proteste në orën 16:30 para Kuvendit.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, mosngritja e komisioneve hetimore parlamentare, mosndryshimi i përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, janë disa prej arsyeje që opozita do të protestojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë