Futboll

Bobo Vieri ngre në qiell Igli Taren: Është një fenomen

Kristian Vieri ka kujtime të bukura nga koha kur luante me Lacion dhe sigurisht që i ndjek me interes zhvillimet në klubin bardhekaltër. Ai ka folur së fundi për “SololaLazio.it” në lidhje me disa tema, veçanërisht për sulmuesin Çiro Imobile dhe drejtorin sportiv, Igli Tare.

“Imobile? Çiro është e kundërta e kuptimit të mbiemrit të tij. Ai është kurajoz, i fuqishëm dhe ka rezistencë. Me kalimin e viteve është bërë edhe më gjakftohtë para portës. Ka triumfuar ndaj emrave si Levandovski, Mesi dhe Ronaldo, kaq mjafton. Duhet mjeshtëri për golat dhe tani pres që ai të shënojë sistematikisht edhe me Italinë, sepse i ka të gjitha kapacitetet për ta bërë këtë gjë”, - ka thënë Vieri për Imobilen.

Një foto e postuar nga Vieri në rrjetet sociale, duke kujtuar kohën kur luante me Lacion. Gazeta Si, 20 shtator 2020

Më pas komenti i tij për Lacion në Ligën e Kampionëve dhe punën e Igli Tares. “Lacio do ta thotë fjalën e vet në Ligën e Kampionëve, do të argëtohemi. Tare është një fenomen, ai bën lëvizje të mëdha me buxhetin që ka në dispozicion. Edhe klubi ka punuar mirë, duke mos shitur pjesët më të rëndësishme të skuadrës. Kjo është diçka me vlerë në këtë krizë ekonomike në përgjithësi”, - ka theksuar ish-sulmuesi i Lacios, kombëtares italiane dhe disa skuadrave të tjera, tani analist futbolli.

Bobo Vieri sot. Gazeta Si, 20 shtator 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë