Politike

Bllokohet Kuvendi, fiken dritat. Berisha flet në terr: S’ka seancë normale (nga përplasja me Felajn, batutat e Nokës dhe firmat e PS për përjashtimin e deputetëve të PD)  

Grupi parlamentar i mbështetur nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë bllokuar punimet e Kuvendit. Deputetë të PD-së kanë zënë karriget e ministrave në Kuvend duke bërë të pamundur fillimin e seancës.

Ndërkohë, Sali Berisha ka zënë podiumin e Kuvendit, duke e transmetuar Live seancën nga faqja e tij në Facebook.

Nga seanca e te enjtes ku u bllokuan punimet e Kuvendit

Fjala e tij kritike ndaj kryeministrit Edi Rama ka sjellë reagimin e deputetëve të PS

“Mbylle ti Çuçi se të nxjerr përjashta”, iu drejtua Berisha, Bledi Çuçit  

“Bërtisni sa të doni ju por unë po komunikoj me qytetarët, britmat tuaja nuk na shuajnë zërin tonë”, vijoi Berisha

“Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.

Së dyti, në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare”. tha Beriha.

Sali Berisha duke foluir nga podiumi i Kuvendit

Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj është përpjekur të fillojë seancën. Ndërkohë, Berisha i është drejtuar nga podiumi.

“Nuk është parlamenti, Prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, ti je turpi i Ballkanit, je turp i Europës.

Ti ke përdhosur institucionin duke futur pesë familjarë tu në prokurori.

Ja, kjo që flet, kjo delinkuente që flet këtu, ka pasur burrin peng nga bandat se i kishte gjobitur kur ishte prokurore.

Kjo delinkuente që flet këtu ka katër familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës, kjo bën ligjin.

Shko në Prokurorinë e Tiranës e shih katër Felaj. Nuk ka turp më të madh. Ka gojë me fol ajo.

Po flasim këtu”, tha Berisha duke kritikuar më pas faktin se në këto dy vjet mazhoranca nuk ka pranuar asnjë nismë të opozitës, përfshi edhe kërkesat e vazhdueshme për komisione hetimore.  

”Sot ne nisim qëndresën tonë nga ky parlament”, tha ai. Më pas ‘regjia’ e Berishës ka mbërritur tek Flamur Noka që kishte zënë një nga karriget ku rrinë ministrat në Kuvend.

“Nuk shpëton Kuvendi duke përjashtuar opozitën as duke emëruar parlamenti opozitën. Ju mendoni se do ta zëroni opozitën jo jo...Keni bërë dy vjet cfarë   keni dasht tani prisni...”, tha Noka para deputetëve të PS-së që po largoheshin një e nga një pas ndërprerjes së seancës që kishte njoftuar Ermonela Felaj.

Më pas Noka drejtoi drejt kamerave dy faqe lista firmëtarësh të deputetëve të PS-së për përjashtimin e deputetëve të PD  

“A mund të quhen deputetë këta që firmosin pa ditur se çfarë shkruhet pas në shkresë... “, tha Noka duke iu drejtuar më pas deputetit të PS-së, Fadil Nasufi ndër të paktit që kishte mbetur ende në sallë.

“Fadil mos firmos ti Fadil, shihni skllevërit në radhë që po rrinë të firmosin për përjashtimin...”, tha Noka.

Deputetja tjetër Albana Vokshi pyeti se kë do të përjashtojnë, sa kohë që lista e firmëtarëve nuk kishte asnjë fletë sqaruese.    

“Kë do përjashtojnë tani do na përjashtojnë të gjithëve”, tha ajo, e cila më pas u udhëzua nga Berisha që të mbyllte lidhjen me Facebook.

Për tu rikthyer me Ervin Salianjin  i cili zuri edhe ai podiumin e Kuvendit, ndërsa dritat e sallës së madhe po fikeshin. Deputetë e PS-së ishin larguar, bashkë me ta ministrat.

Në sallën bosh mbeten vetëm deputetët e opozitës, që filluan të flisnin një nga një nga podiumi i sallës bosh të Kuvendit, të vetëdijshëm se seancën e radhës ata nuk do të jenë. Vendimi për përjashtimin e tyre ishte bërë gati.

“Në pamundësi për zhvillimin normal të seancës plenare, për shkak se deputetë të opozitës bllokuan hyrjen në sallë, vendin ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe kabineti qeveritar, si dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, nënkryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela (Felaj) Valikaj në cilësinë e drejtueses së seancës njoftoi shtyrjen e saj”, thuhej më pas në njoftimin zyrtar të Kuvendit, ndërsa paralelisht Berisha vijonte te fliste në terr nga salla e Kuvendit

“Siç e shihni, si një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh, fikën dritat dhe u larguan.

Por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë.

Në parlament ju garantoj se do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet.

Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore..”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë