Lajme

Bllokohen 26 mijë $ në Rinas, ndalohen dy shtetas të huaj

Një sasi e konsiderueshme valutë e huaj wshtw sekuestruar mbrëmjen e sotme në doganën e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë sekuestruar një shumë prej 26.300 dollarë të padeklaruara, që synonin t’i nxirrnin ilegalisht nga vendi dy shtetas të huaj, përkatësisht F.E me kombësi siriane dhe shtetasi turk me iniciale O.A.

Këto struktura gjatë përpunimit të linjes ajrore Tiranë-Stamboll, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë këta shtetas,ku iu gjetën shuma e lart përmendur. Personat dhe provat materiale (dollarët) iu kaluan për veprime proceduriale Seksionit të ZMPKM.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë