Qytetarë të njësisë nr.11 në Tiranë protestuan për një pjesë të rrugës së bllokuar në atë zonë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vënë disa barriera betoni që pengojnë qarkullimin e mjeteve në Laprakë, me argumentin se do kryhen punime.
Qytetarët në anën tjetër pretendojnë se në atë pjesë nuk është vënë asnjë tabelë orientuese për të parë se çfarë do bëhet.
“Ka vite kjo qeveri që ka këtë projekt, pse e la në këto momente? Kjo rrugë streson njerëzit dhe është një pakënaqësi ndaj kësaj qeverie. Imagjinoni nuk shkojmë dot as në spital. PS mund të jetë shumë e mirë por me atë që ka kryer ia dëgjofsha haberin”, tha një qytetar.
“Rruga është bllokuar padrejtësisht. Na kanë bllokuar bizneset, gjithçka. Fare nuk na kanë paralajmëruar, duhet tabelë që të tregojë se ka punime. Bizneset tona nuk punojnë fare…
Kanë bllokuar rrugën. Kemi dy javë që presim. Në 2 javë e kanë pasur mundësinë. Në mënyrë shoqërore me miq që punojnë në institucione, nuk duan t’ia dinë fare. Do zhvendosim betonat, zoti na ruajt nga policët…”, ishin disa nga ankesat e qytetarëve të kësaj zone.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.