Treg

Bllokimi i Europës nga pandemia çoi shitjen e makinave në kolaps

Shitjet e makinave në Europë u ndalën në prill, duke rënë në një rekord të paparë që nga 1990, pasi koronavirusi ndaloi prodhimin dhe mbylli tregtinë nga Spanja në Gjermani.

Regjistrimet e automjeteve  në Bashkimin Europian, Shoqatën Europiane të Tregtisë së Lirë dhe SH.B.A ranë me 78% në terma vjetorë. Kompanitë shitën vetëm 292 mijë e 182 automjete - numri më i ulët që nga mbledhja e parë e të dhënave që  filloi në 1990 dhe një rënie e mëtejshme nga muaji Mars, në vetvete një muaj shitjesh në rënie drastike, tha sot (të marten) Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve.

Prodhuesit e automjeteve nga Ford Motor Co deri te Volkswagen AG kanë paralajmëruar se do të humbin para për shkak të pandemisë, e cila ka mbyllur fabrika dhe ekspozitorët për javë të tëra. Qeveritë europiane po lehtësojnë ngadalë rregullat e bllokimit dhe fabrikat po rinisin punën, duke nxitur shpresat se prilli do të shenjojë depresionin.

Ndërsa vizibiliteti mbetet i ulët, shitjet e automjeteve u rritën në Kinë muajin e kaluar, një shenjë inkurajuese për pjesën tjetër të botës. Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën propozoi një fond rimëkëmbjeje që do të zbuste goditjen ekonomike të rajonit.

Sidoqoftë, sjellja europiane e konsumatorit mbetet e pasigurt për shkak të besimit të lëkundshëm të investitorëve dhe shqetësimeve se kufizimet mund të forcohen përsëri në rast të një vale të dytë të epidemisë.

Shitjet kanë rënë rreth 40% gjatë katër muajve të parë të vitit, në shenjë se një rikuperim i plotë do të kërkojë ca kohë. Shitjet e makinave europiane parashikohet të bien deri në 20% në vitin 2020, sipas Michael Dean i Bloomberg Intelligence.

Indeksi Stoxx 600 Automotive & Parts u ndryshua pak nga orës 8:30 të mëngjesit në Londër të Martën, pasi fitoi 8% një ditë më parë.

Piazza pulita

Një muaj më parë, çde komb europian raportoi rënie të regjistrimeve të  automjeteve muajin e kaluar, nga një rënie prej 61% në Gjermani, tregu më i madh i rajonit të këtij sektori, në një rënie prej 97% në Spanjë, ku u shtitën pak më shumë se 4,100 makina. Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca shënuan rënie të ngjashme.

Prodhuesit gjithashtu kanë rritur shpenzimet për automjete elektrike të kërkuara për të përmbushur rregulloret më të ashpra të emetimeve, investime të financuara nga fitimet prej makinave konvencionale.

Parashikohet që efektet e pandemisë në ekonomi t'i japin automjeteve elektrike një shtysë në Kinë, Europë dhe vendet e tjera që kanë përparësi për një kalim te këto makina, sipas një raporti të publikuar të martën nga BloombergNEF. Në përgjithësi, sidoqoftë, shitjet globale të automjeteve nuk pritet të ringrihen fuqishëm për pesë vjet.

Citroen i PSA Group do të bëjë rregullime në orarin e saj të nisjes së makinave gjatë 18 muajve të ardhshëm, tha zyrtari kryesor i njësisë Vincent Cobee.

"Dy muajt e fundit dhe ndoshta tre ose katër të tjerët në vijim janë jashtëzakonisht sfidues nga një këndvështrim i bilancit," tha ai të martën në një konferencë të organizuar nga BloombergNEF.

Për të kundërshtuar rënien, Volkswagen ka marrë përsëri një vendim për të ndërtuar një fabrikë të re në Turqi, është duke punuar përkohësisht në disa linja montimi në fabrikën e saj më të madhe në Wolfsburg dhe po u ofron klientëve kushte të përmirësuara të financimit dhe tarifave të mbrojtura nëse blerësit do të humbasin punën e tyre.

Fiat Chrysler Automobiles NV është duke negociuar një linjë kredie të mbështetur nga shteti deri në 6.3 miliardë euro (6.9 miliardë dollarë) për të ndihmuar në përmirësimin e bilancit të saj, tha ndërmarrja të shtunën.

Qeveritë në Europë po debatojnë se sa ndihmë duhet të marrë industria e automjeteve - duke siguruar që të mos lënë pas dore sektorët e tjerë që përballen me probleme të ngjashme. Merkel gjatë këtij muaji zvetënoi shpresat e industrisë së fuqishme gjermane të makinave për blerje të menjëhershme të subvencioneve të automjeteve, nga qeveria e saj duke shtyrë vendimin deri në qershor. Ministri francez i financave, Bruno le Maire tha që vendi i tij do të dilte me masa mbështetëse deri në fund të muajit të ardhshëm.

Shpresa - dhe një shpresë e mundshme për të ardhmen e afërt të Europës - po vjen nga Kina, ku autoritetet kanë kontrolluar pandeminë dhe po shfaqen tendenca të reja të konsumatorit.

Kërkesa në tregun më të madh të automjeteve në botë po rimëkëmbet pasi shumë blerës për herë të parë kërkojnë mënyra të reja të transportit të nxitura nga  frika e pandemisë që kaluan duke mos dashur të hipin në autobusë dhe trena që mund t'i ekspozojnë ata ndaj virusit, tha shefi i Volkswagen në Kinë në fillim të këtij muaji. Burimi Bloomberg/ Përshtati në shqip: Gazeta "Si".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë