Treg

Bllokimet nuk ndalën ardhjet për biznes në Shqipëri. 20% më shumë në qershor se një vit më parë

Pavarësisht situatës së rënduar në të gjitha sferat e ekonomisë dhe jetës sociale në të gjithë botën dhe në Shqipëri për shkak të pandemisë COVID-19, personat që kanë patur punë dhe biznes në vend, kanë udhëtuar.

Madje, në muajin qershor për çështje biznnesi dhe profesionale kanë mbërritur më shumë individë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, gjë që ka refletuar edhe në të dhënat e gjashtëmujroit.

Sipas INSTAT në muajin qershor të këtij viti për Biznes dhe çështje  profesionale  kanë mbërritur në Shqipëri 10.942 persona kundrejt 9.121 në qershorin e një viti më parë ose 20% më shumë.

Kurse si gjashtëmujor kanë mbërritur në Shqipëri për Biznes dhe punë  52.930 persona krahasuar me 47.464 shtetas që kanë ardhur për të njëjtat detyrime në qershor 2019 ose 11,5 % më shumë shtetas.

Ky është i vetmi zë në tablonë e errët turistike të vendit që ka ndihmuar sektorin.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2020, janë 364.574. Krahasuar me Qershor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë