Çmimet e naftës ranë të hënën ndërsa vatra të reja infeksiones të koronavirusëve janë zbuluar në të gjithë botën duke i detyruar disa vende të rifillojnë bllokimet e pjesshme, duke ngritur shqetësime për ritmin e rimëkëmbjes ekonomike dhe kërkesës për karburant.
Çmimi i Naftës bruto Brent zbriti me 84 cent, ose 2 përqind, në 40.18 dollarë për fuçi, dhe cmmimi i naftës bruto e SHBA- ve ra me 72 cent, ose 1.8 përqind, në 37.77 $.
“Të dy kontratat po vuajnë nën një presion më të fortë këtë mëngjes, teksa bllokimet kthehen,” është shprehur JBC Energy.
Sipas një raporti të Reuters, numri i vdekjeve nga COVID-19 tejkaloi gjysmë milioni njerëz ditën e dielë.
Ekspertët e shëndetit kanë shprehur shqetësime në lidhje me numrin rekord të rasteve të reja në vende si Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Brazii, si dhe shpërthime të reja në pjesë të ndryshme të Azisë.
“Duke parë situatën, ankthi ka të ngjarë të mbetet i lartë, ndërsa lufta epike kundër pandemisë së koronavirusit vazhdon. Kjo është një ogur i zi për asetet nën risk (të tilla si nafta) të cilat në mënyrë të pashmangshme do të mbeten nën presion”, tha Stephen Brennock i PVM.
Çmimet e naftës gjithashtu ishin nën presion nga marzhet e dobta të rafinimit, inventarët e lartë dhe rifillimi i prodhimit amerikan, thanë analistët.
Gjithsesi, Brent është vendosur të përfundojë qershorin me një fitim për të tretin muaj me radhë pasi prodhuesit e mëdhenj botërorë zgjodhën një marrëveshje të paprecedentë 9,7 milion fuçi në ditë për furnizimin në muajin korrik, ndërsa kërkesa për naftë u përmirësua pasi vendet në të gjithë globin lehtësuan masat e bllokimit.
Ndërkohë, pioneri amerikan i naftës Chesapeake Energy Corp paraqiti protokollin e falimentimit.
Investitorët do të vëzhgojnë me vëmendje të dhënat ekonomike këtë javë që do të tregojnë formën e rimëkëmbjes ekonomike.
Burimi: EconomicTimes. Solli në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.