Njerez

“Blerta Josifi u trajtua për depresion”. Psikiatri: Po keqpërdoret si fjalë

Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar e famijes Josifi në Kombinat, është trajtuar disa vite më parë në spital, pasi vuante nga depresioni. E ëma Zhaneta dhe e motra Anisa, u gjetën të vdekura pasi kishin refuzuar ushqimin prej disa kohësh.  

Në emisionin “Open” në Top Channel, janë zbuluar detaje të reja në lidhje me të mbijetuarën e familjes Josifi, Blertën. Disa vite më parë, Blerta është trajtuar në spital, pasi vuante nga depresioni, për të cilën edhe kishte marrë ilaçet përkatëse. Një shpjegim për këtë ka dhënë edhe mjeku psikiatër Neli Demi.

Demi u shpreh se duhet të saktësuar shumë termi depresion, pasi nuk mund të bëhet diagnoza aq lehtë. Demi shtoi se depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv.

“Unë nuk e di nëse ky informacion është plotësisht i saktë, për sa i përket termit depresion. Depresioni e bën personin të vuajë shumë, natyra e kësaj ngjarjeje nuk tregon praninë e depresionit. Fjala depresion keqpërdoret nga media. Depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv. Deluzioni si term do të thotë bindje e pandryshueshme që individët kanë nga mënyrat se si ndodhin gjërat. Mendja njerëzore është në gjendje që ta interpretojnë këtë fakt në interpretime të shumta. Gjërat që ne lexojmë, dëgjojmë, diçka që është jashtë nesh interpretohet brenda nesh. Trajtimi është me antidepresivë, trajton depresionin dhe ankthin. Gjërat nuk vihen re menjëherë. Nuk mund të nisemi nga disa të dhëna të kemi përfundime të gabuara”, është shprehur psikiatri Neli Demi.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë