Ekonomi

Blegtorët u rikthehen protestave për qumështin

Nga Gazeta 'SI' - Blegtorët në vend kanë paralajmëruar rikthimin e protestave të hënën e 8 prillit.

Në një njoftim për media organizatorët tregojnë se protesta do të mbahet në autostradën Lushnje-Fier, rrethrrotullimi i Savrës, nga ora 12:00 deri në 16:00.

Ata do të protestojnë për ngërçet që hasin me tregun e qumështit, që po e shesin sipas tyre me vlera qesharake, pasi kompanitë nuk pranojnë t'a blejnë më shtrenjtë.

Prej kohësh blegtorët dhe fermerët janë ankuar për mbështetjen minimaliste nga shteti, që është reduktuar nga viti në vit. Shumë prej tyre janë shprehur të gatshëm të emigrojnë, pasi sfidat e blegtorisë në Shqipëri i cilësojnë shumë më të vështira se sa nisja nga zero.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë