Menaxhim

Blegtorët protestojnë në aksin Lushnjë-Fier, ministrja e Bujqësisë flet nga Vlora: Bëni kontrata me kompanitë e qumështit

Nga Gazeta 'SI' - Paralelisht me blegtorët që protestojnë në aksin Lushnjë-Fier, ministrja e Bujqësisë ka takuar disa blegtorë të tjerë në Vlorë.

Ministrja Anila Denaj, duke dhënë dhe një përgjigje për blegtorët në protestë, ripërsëriti se “formalizimi përmes kontratave në marrëdhënien blegtor-pikë grumbullimi, është rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt dhe me çmime të balancuara”.

“Kur ka një kontratë qoftë në sektorin e blegtorisë dhe në sektorin e perimeve dhe në çdo sektor tjetër, ai që e prodhon lëndën e parë ka një farë sigurie, bëni ju planin e biznesit tuaj. Nga ana tjetër, të gjithë përpjekjen e bëni për të shkuar në një treg me destinacion final ku sigurohet edhe cilësia se kemi AKU-në këtu, por njëkohësisht kemi dhe një çmim të garantuar’, tha Denaj gjatë bashkëbisedimit me blegtorët në Vlorë.

Për protestuesit, një ndër shqetësimet kryesore është pikërisht shit-blerja e bulmetit me çmim shumë të ulët nga kompanitë përpunuese.

Ministrja iu sugjeroi që  të gjithë blegtorët  të sigurojnë kontrata me përpunuesit e qumështit, në mënyrë që ata të jënë më të mbrojtur por edhe të formalizuar për prodhimet e tyre

“Mungesa e kontratave e bën jashtë funksionit edhe rolin tonë si rregullator”, tha Ministrja, ndërkohë që I njoftoi ata që  në ditët në vijim  pritet të ketë takime  me përfaqësues të blegtorëve dhe kompanive të përpunimit.

Dukë iu shpjeguar dhe detaje nga Skema kombëtare, Denaj tha se, kjo bëhet vetëm aty kur kontrata dhe formalizimi është i plotë, edhe në Skemën Kombëtare që kemi vendosur tani kemi vendosur këtë bashkim edhe ju që keni 3-4-5 fermerë së bashku.

“Ne ju kërkojmë një kontratë, pra shteti nuk funksionon pa një kontratë në zinxhirin tuaj  dhe t’ju mbrojë deri në pagesën tuaj dhe çdo subvencion që të ketë efektivitet do mbështetet patjetër në formalizim. Formalizimi nuk është thjeshtë mit, formalizimi është të ketë një kontatë që e rregullon marrëdhënien”, tha ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë