Ekonomi

Biznesi pro draftit të marrëveshjes së Brexit, por mbesin ende pyetje

Binzeset europiane mirëpritën një marrëveshje të mundshme për të shmangur një ndarje të zhurmshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian, por planet e investimeve që shumë kompani i kanë vendosur në gjendje pezull nuk mendohet të nisin shpejt.

Marrëveshja mes Londrës dhe Brukselit qartëson termat e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku, por jo termat me të cilat të dy palët do të kenë shkëmbime tregtare, faktori më i rëndësishëm për shumë ndërmarrje. Vetë marrëveshja duhet të përballet me vështirësi të forta në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, që do ta votojë këtë fundjavë që edhe mund ta refuzojë.

“Më parë ne nuk kishim asnjë dakordësi, tani kemi një propozim,” u shprej një zëdhënës i kolosit automopbilistik francez PSA Group, që dërgon Peugeot e Citroenët e tij në Britaninë e Madhe dhe realizon modelet Vauxhall në Mbretërinë e Bashkuar. “Por nuk jemi në fund të procesit”, shton ai.

Kompanitë kanë grumbulluar në nivele që normalisht nuk shihen që prej kohës së luftës. Prodhuesit dhe firmat farmaceutike kanë grumbulluar ushqime, ilaçe, etj.
Importuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë gjetur rrugë alternative të furnizimit për të shmangur portet e zënë në një kohë pa marrëveshje.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, investimet e biznesit në Britani ranë 1.1% mes tremujorit që pasoi referendumin dhe tremujorit të dytë të këtij viti. Kjo mund të mos tingëllojë si rënie e madhe, por mendohet që investimet të rriten gjatë një periudhe të rritjes ekonomike, ashtu siç ndodhi në të gjithë pjesën më të madhe të botës së zhvilluar.
Në përgjithësi, analistët në Capital Economyics kanë llogaritur se Brexit ka fshirë rreth 19 miliardë £ (24 miliard dollarë) investime të mundshme biznesi, ekuivalent me 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Mbretërisë së Bashkuar.

Të enjten, shoqatat e biznesit dhe disa kompani kanë mirëpritur të matur lajmet për marrëveshjen e re. A do ta votojë parlamenti atë? Kompanitë do të kenë 14 muaj të tjerë tranzicion pa ndryshime. Bisedimet tregtare midis SHBA-ve dhe BE-së gjithashtu do të fillojnë, duke u dhënë bizneseve shpresë se një pakt tregtar mund të vendoset përpara fundit të periudhës.

Charandeep Singh, nënkryetari ekzekutiv i Dhomave të Tregtisë Skoceze, tha se një marrëveshje, për shembull, jep një qartësi mbi të drejtat e punëtorëve të BE-së për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. Marrëveshjet parashikojnë një garanci për të drejtat e qytetarëve.

Capital Economist parashikon që një marrëveshje Brexit mund të nxisë rritjen e produktit të brendshëm bruto deri në 1.5% në vitin 2020, përkundrejt një parashikimi 1.0% nëse Brexit vazhdon të vonohet. Rritja mund të arrijë 2.2% në 2021, përkundrejt 1.5% në një skenar pa marrëveshje.

Sidoqoftë, negociatat për një marrëveshje tregtare mund të duan pak kohë- duke vijuar pasigurinë e investimeve që bizneset kanë jetuar gjatë tre viteve të fundit. Një marrëveshje tregtare midis BE-së dhe Kanadasë, për shembull, kërkoi shtatë vjet bisedime. Ky pakt është mbajtur nga shumë zyrtarë të BE-së dhe SHBA-ve në atë kohë si një model i mundshëm për një marrëveshje të ardhshme me Britaninë.

Kryeministri britanik Boris Johnson

"Mbeten pyetje të mëdha në lidhje me mundësinë e negocimit të një marrëveshje të re të tregtisë në një periudhë 14-mujore të tranzicionit," tha në një njoftim për shtyp Carolyn Fairbairn, drejtori i përgjithshëm i Konfederatës së Industrisë Britanike, në një njoftim për shtyp.

Kompanitë e makinave janë nën pasigurinë e Brexit. Prodhuesi i Peugeot PSA ka kërcënuar të zvogëlojë prodhimin e makinave në Mbretërinë e Bashkuar, nëse vendi largohet nga Europa pa asnjë marrëveshje, një kërcënim që kanë bërë edhe kompani të tjera të huaja.
Një zëdhënës i Volkswagen AG, prodhuesi më i madh i automjeteve në Europë, tha se ishte e vështirë të komentosh marrëveshjen përpara se të jenë në dispozicion më shumë informacione rreth saj. Por "një marrëveshje është më e mirë sesa asnjë marrëveshje," tha ai.

*Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë