Biznes

Biznesi i vogël dhe i mesëm: Pse kemi falimentuar mes viteve 2014-2021

Shoqata e Bizneist të Vogël dhe të Mesëm në një rezyme që i bën gjendjes së këtyre kategorive të biznesit gjatë qeverisjes Rama në këto tetë vjetë, shprehet se bilanci është negativ dhe kreyeministri sipas shoqatës nuk i mbajti premtimet e bëra.

Gjatë analizës që shoqata bën, rendit shkaqet kryesore të falimentimit të bizneseve gjatë dy mandative qeverisëse të fundit :

Mos mbajtja e premtimeve  nga ana e qeverisë Rama për uljen e cmimit të karburantit, energjisë elektrike, uljes së taksave dhe tarifave etj etj.

Po ashtu, aksioni që ndërmori admnistrata për pagesën e  (debitorëve) të energjisë eleltrike ku u burgosën u dënuan në mënyrë selective, u persekutuan dhe ju pre energjia pa një arsyetim qindra bizneseve duke shkaktuar një klimë terori .

Në këtë zinxhir faktorësh shoqata përmend edhe  aksionin e vitit 2015 kundër informalitetit dhe evazionit duke e përshkruar edhe këtë aksion si një tjetër klimë terori dhe paftësie e menaxhimit të situatës dhe “më në fund nuk ishte i suksesshëm, nuk pati të ardhura në Buxhetin e Shtetit por u përdor e qëllimshme për të goditur në të shumtat e rasteve atë biznes që nuk dha ryshfet dhe u përdor metdoa selektive. Ndërsa Qeveria bëri ligji më të dëmshëm që do të falimentonin shumë biznese për shkeljen e mos prerjes së kuponit tatimor me gjobën 3 milion leke të vjetra dhe përsëritjen e kësaj shkëljeje me burg nga 1-3 vjet. Ky ligj nuk është aplikuar as në Korenë e Veriut.”

Sipas Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, një tjeter reformë e qëllimshme për të goditur, falimentuar, gjobitur biznesin për të ritur barën fiskale por dhe për të ritur cmimet në treg ishte dhe ajo e futjes në  TVSH të të gjitha bizneseve me xhiro vjetore nga 5 milion lek  në 2 milion lek.

Kjo ishte reforma, thotë shoqata që u kundërshtua ashpër me protesta nga më të mëdhatë me mbyllje të qepenave në gjithë vendin në vitet e demokracisë.

Bilanci i shoqatës për këtë reformë fiskale është 18 mijë subjekte të falimentuara brenda një viti.

Po ashtu shpjegon shoqata, një tjetër faktor që ndikoi negativisht në përkeqësimin e biznesit ishte dhe fatkeqësia natyrore e Tërmetit ku u dëmtuan 5 bashki  dhe si rjedhim u demtuan rëndë mbi 7000 subjekte tregëtare dhe gati gjysma e tyre nuk janë hapur edhe sot, sepse qeveria nuk ndihmoi asnjë biznes për dëmet e shkaktuara nga tërmeti .

Faktor tjetër që ndikoi dhe po ndikon është dhe pandemia globale i virusit COV- 19 që filloi që në Mars 2020 me karantinimin dhe mbylljen totale me urdhër të qeverisë për gati tre muaj .

Në vitin e kaluar, 2020 sipas të dhënave të shoqatës falimentuan mbi 42.000 biznese dhe humbën vendin e tyre të punës mbi 127.000  qytetarë që vazhdojnë edhe sot të jenë pa punë .

“Qeveria dha ndihmë qesharake e cila ishte e papërfillëshme në krahasim me nevojat reale që kishte biznesi . Kur shumë vende fqinje apo ato europiane bënë dhe po bëjnë gjithçka për të mbajtur gjallë biznesin, morën miliarda €uro dhe ia dhanë cash biznesit dhe të punësuarve, qeveria jonë e papërgjegjshme dhe anti biznes e la qëllimisht në kaos dhe anarki.”- shprehet shoqata.

Ndër shkaqe të tjera që ajo rednit për përkeqësimi e bzinesit të vogël dhe të mesëm në vend janë: milintantizmi partiak i administratës shtetërore dhe lokale, paftësia e administratës qëndrore dhe lokale, korupsioni dhe ryshfeti, korrupsioni.

“Kemi 33  lloje taksash të deklaruara dhe shumë taksa të fshehura .Informaliteti vazhdon të jetë shumë i lartë gati 48-52 % që ndikon realisht në konkurencë dhe falimentim të biznesit. Jemi vendi i katërt në botë për cmimin e lartë të karburantit. Taksat dhe tarifat lokale tetë vitet e fundit janë ritur nga 3-10 herë e krahasuar me 2013. Gjobat e shpeshta në vlerë të madhe por dhe selektive. Klima armiqësore ndërmjet pushtetit qëndror dhe lokal ndaj biznesit. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese për disa vjet solli një kolaps ligjor për të drejtat e biznesit. Situata mjaft e rendë e rendit dhe qetësisë në Shqipëri kanë bërë që biznesi pa përkrahje të rrënohet”- argumenton shoqata.

Ajo kërkon që çdo qeveri që të vijë në pushtet të mendojë për biznesin e vogël dhe të mesëm sepse me të mbahet ekonomia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë