Para

Bizneset shqiptare optimistë për ekonominë, konsumatorët jo. Të gjithë presin rënie çmimesh

Nga Gazeta ‘SI’  - Besimi në ekonomi u përmirësua gjatë muajit maj nga të gjithë sektorët e biznesit, por jo për konsumatorët.

Konsumatorët u shfaqën pesimistë për herë të parë pas 7 muajve, duke ulur pritshmëritë e tyre për ecurinë ekonomike dhe gatishmërinë e tyre për të bërë blerje të mëdha. Treguesi i besimit të konsumatorëve ra me 0.6% nga prilli në maj.

Nga ana tjetër, ishte sektori i shërbimeve që pati rritjen më të më të fortë të besimit, në pritje të fillimit të sezonit veror.  Besimi në këtë sektor u rrit me 11 pikë përqindje në maj, për shkak të kërkesës në rritje, nivelin e punësimit dhe të çmimeve.

Ndërtimi vazhdon të jetë ndër sektorët më optimistë për ekonominë, duke u rritur me 5.3 pikë përqindje nga prilli në maj. Ndërtuesit presin rritje të aktivitetit të tyre, por rënie të çmimeve dhe punësimit.

Bizneset në industri presin rritje të aktivitetit, por rënie të kërkesës. Besimi i tyre është rritur me 2.6 pikë përqindje, por presin rënie të prodhimit dhe punësimit në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me vetëm 1.6 pikë përqindje nga prilli në maj, men pritshmëri për një kërkesë më të lartë, por rënie të çmimeve dhe punësimit.

Në total, i gjithë  treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me pothuajse 4 pikë përqindje në maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë