Treg

Bizneset preferojnë detin për shkëmbim mallrash, kostoja 20-30% më lirë

Shkëmbimet e mallrave për muajin shtator dhe si nëntëmujor rezultojnë të jenë kryer më shumë me rrugë detare.

INSTAT raporton se në Shtator 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është gati 77 mld lekë dhe 52,2 % e tyre u transportua me det.

Po në këtë muaj, mallrat e eksportuara me det zënë 61,7 %, me rrugë 36,8 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në nëntëmujorin e vitit 2019, mallrat e eksportuara me det zënë 59,1 %, me rrugë 39,0 % dhe me ajër 0,5 %.

Gjatë muajit të kaluar, mallrat e importuara me det zënë 47,7 %, me rrugë 45,3 % dhe me ajër 3,2 %. Mallrat e importuara me rrugë në Shtator 2019 janë rritur me 5,7 %, krahasuar me të njëtën periudhë të 2018.

Në nëntëmujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 706,1 mld lekë dhe 52,0 % e tyre u transportua me det.

Po në këtë periudhë, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 5,9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në nëntëmujorin e 2019, mallrat e importuara me det zënë 48,7 %, me rrugë 43,4 % dhe me ajër 3,1 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Shtator 2019 është 396 mijë tonë, duke u rritur 23,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Shtator është 1,7 milionë tonë-kilometër, duke u ulur me 22,0 %, krahasuar me Shtator 2018.

Në muajin Shtator 2019, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 185 tonë mallra duke u rritur me 2,5 % në krahasim me Shtator 2018.

Në nëntëmujorin 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3,4 milionë tonë, duke u rritur me 17,8 %, krahasuar me vitin 2018.

Në nëntëmujorin 2019, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 15,4 milionë tonë-kilometër, duke u rritur me 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
Në nëntëmujorin 2019, nga ajëri janë transportuar 1.708 tonë mallra duke u rritur 6,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018.

Sipas përfaqësuesëve të disa bizneseve që eksportojnë jashtë kufijëve, ata zgjedhin rrugën detare, sepse pagesa për transportin e mallrave në sasi të mëdha është 20-30 % më e ulët krahasimisht me pagesën për transport me rrugë tokësore dhe ajrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë