Para

Bizneset morën kredi më shumë për investime, qytetarët për shtëpi

Rënia e kredisë me probleme në banka duke se ka krijuar më shumë fushë të lirë për bizneset dhe familjet. Deri në fund të viti 2019 , sipas  Bankës së Shqipërisë  stoku I kredisë së  re është rritur me 7 përqind .

 Ky është vetëm një nga shkaqet që shkaktuan rritje pozitive. Dy të tjerat, sipas  BSh-së,  janë rritja  e punësimit dhe përmirësimi I gjendjes së ekonomisë në vitin 2019. “Ritmi I rritjes së  kredisë së ka qenë më I shpejtë “ thuhet në raportin vjetor, por “kërkesa ka qenë më luhatje”.

Normat mesatare të interesit si për bizneset ashtu dhe për individët kanë qenë përkatësisht 6.3% dhe 6.6%, ose secila 0.4 pikë përqindje më të ulta se një vit më parë.

Portofoli i kredisë për sektorin privat është rritur me një normë mesatare vjetore prej 8.7%.   

Ky portofol ka dhënë kontributin më të lartë në rritjen e kredisë gjatë vitit në total, ndryshe nga vitet e tjera.

Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje është fokusuar në financimin e investimeve (rreth 66%), ndërsa një pjesë më e vogël në mbulimin e nevojave të bizneseve për likuiditet.

“Kredia për individët ka vijuar e qëndrueshme në rritjen e saj, me një normë mesatare vjetore prej 6.9% gjatë vitit” –thotë Banka e Shqipërisë. Mbi 70 përqind kredisë që individët morrën e përdorën për të blerë pasuri të palujtshme dhe ka qenë 7.4 përqind më shumë se  në vitin 2018. Por kredia për kosum thotë banka e  Shqipërisë u zgjerua mesatarisht me  vetëm 5.6%, ose  më ngadalë se një vit më parë

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë