Treg

Bitcoin zhytet nën 6000$, shënon minimume të reja

Steven Russolillo- Bitcoin ra me më shumë se 10% të mërkurën, poshtë 6,000 dollarëve dhe arriti rekorde të reja rënieje për vitin. Monedha virtuale ka humbur më shumë se 60% të vlerës së saj këtë vit.

Edhe rivalët e tjerë humbën gjithashtu thekshëm në vlerë, me operatorët e tregut që kishin sugjeruar që ndarja në një monedhë virtual të mëvetësishme të quajtur Bitcoin Cash nxiti rënien e vazhdueshme.

Një shqetësim është ndarja, që mund të dobësojë Bitcoin Cash dhe pasardhësin e tij. Vetë Bitcoin Cash, një degë e Bitcoin, e lançuar në gusht 2017; ka rënë gati 90% që prej pikut të vitit të kaluar.

Andy Bromberg, bashkëthemelues dhe president i CoinList, një platformë për listimin e tokens (përfaqësuese asetesh të veçanta, që zakonisht janë në krye të një blockchaini tjetër) tha se perspektiva e investitorëve të mëdhenj që shesin bitcoin për të mbuluar rreziqet e një rënieje në vlerën e zotërimeve të tyre të Bitcoin Cash, luajtën një rol në uljen e çmimit.

“Një ngjarje e vetme, si degëzimi, mund të jetë një faktor domethënës në tregjet e mëdha të monedhave virtuale falë pamaturisë së tyre relative,” tha Z. Bromberg. “Mbajtësit e mëdhenj të monedhave virtuale shpesh bëjnë shkëmbime me shumë monedha, duke shkaktuar luhatje tek asetet që nxitën lëvizjen”.

Pas shkëlqimit të vitit të kaluar, dhe rënies së thellë të këtij viti tregjet e monedhave virtuale kanë qenë si kurrë ndonjëherë të qetë për disa muaj, edhe kur janë intensifikuar luhatjet e të mirave më tradicionale. Niveli i luhatjes së bitcoin ra javën e kaluar në pikën më të ulët që prej dhjetorit 2016.

Por më pas qetësia mbërriti në një fund të hidhur. Së fundmi bitcoin ka rënë në 5,390.12$, sipas CoinDesk, niveli më i ulët i tij që prej tetorit 2017. Ai është tregtuar rreth 6,500 $ për pjesën më të madhe të muajve të kaluar.

Bitcoin ka humbur më shumë se 60% të vlerës këtë vit dhe tregtohet nën reklordin e tij më të lartë prej 20,000 $, i cili u shënua vitin e kaluar.

Një version i Bitcoin Cash mbështetet nga Craig Wright, një sipërmarrës kontroversal nga Australia i cili ka pretenduar se është krijuesi i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, por që nuk ka qenë në gjendje të bindë njerëzit e industrisë. Tjetra mbështetet nga Bitmain Technologies Ltd., gjigandi kinez i minerave që u bë publik shtatorin e kaluar, dhe Roger Ver, një investitor i njohur në komunitet si “Bitcoin Jesus.”

Bashkëthemeluesi i Bitmain Jihan Wu ka qenë një mbështetës i madh i teknologjisë Bitcoin Cash, duke besuar që do të zgjidhte problemet—përfshirë shpejtësinë e transaksioneve—që e ka privuar bitcoin prej të qenit një mënyrë pagese mainstream. Por analistët thanë që pjesëmarrjet e mëdha të Bitcoin Cash të Bitmain mund të rezultojnë rnjë rrezik, veçanërisht që prej kur vlera e tyre ka rënë shumë.

“Ndarja e Bitcoin Cash dhe përkrahja prej lojtarëve të industrisë, po ashtu si pozicioni i paqartë i palëve të interesuara, e ka përçarë tregun,” tha Angel Versetti, bashkëthemelues dhe shef ekzekutiv i Ambrosus, një firmë blockchain.

*Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë