Treg

Bitcoin zhvlerësohet sërish, tregtohet me 61.5 mijë dollarë

Telashet për Bitcoin nuk kanë fund.

Të enjten e 9 majit, kriptomonedha më e madhe në botë ra me 1.7%, duke u tregtuar në vlerën e 61.5 mijë dollarëve.

Kompanitë që tregtojnë Bitcoin kanë parë një tërheqje masive të investitorëve në ditët e fundit.

Shqetësimet se SHBA mund të marrë të tjera masa rregullatorë për tregun e kriptove. Burime thonë se Komisioni i Letrave me Vlerë, SEC, po heton Ethereum, kriptomonedhën më të rëndësishme pas Bitcoin.

Një tjetër ngërç i krijuar për tregun e kriptove është se në qarkullim janë rifutur shumë monedha pas ‘ringjalljes’ së disa portofoleve të vjetër të harruar.

Një raport i publikuar në fillim të kësaj jave tregoi se mbi 90% e të gjitha transaksioneve në monedha të qëndrueshme ishin artificiale, duke ngritur shqetësime për më shumë kontrolle rregullatore kundër sektorit, i cili është një shtyllë kryesore e industrisë së kriptove.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë