Treg

Bitcoin zhvlerësohet përsëri. Investitorët po heqin dorë nga kriptomonedha

Çmimi i Bitcoin ra në vlerën e 38.5 mijë dhe i gjithë tregu u kthye në një ‘vaskë gjaku’ duke rritur ndjeshëm shitjet e kriptomonedhës, duke ulur më tepër dhe vlerën e saj.

Zhvlerësimi i BTC shkaktoi një likuidim prej 83 mln dollarësh në pak orë.

Për ekspertët ky është vetëm një rikorrigjim i tregut, por ajo po prek dhe derivatet e Bitcoin. Disa të tjerë besojnë se kjo është pasojë e shlyerjeve të borxheve që ka lënë pas kompania e falimentuar FTX.

Rënia u intensifikua një javë pasi qeveria amerikane miratoi Bitcoin si fond të tregtueshëm, EFT, që mund të tregtohet edhe në bursë. Ndonëse pritej një rritje e çmimit, ajo nuk ndodhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë