Treg

Bitcoin vendos rekord të ri çmimi, kalon 69.2 mijë dollarë

Bitcoin arriti vlerën më të lartë historike mbrëmjen e të martës dhe po tregtohej në 69.2 mijë dollarë.

Rritja e fortë e çmimit vjen pas një muaji të ngarkuar dhe plot dyshime për kriptomonedhën, pasi qeveria amerikane miratoi tregtimin e saj si ETF në bursë.

Sigurisht ky çmim zgjati pak minuta dhe kriptomonedha u stabilizua në vlerën e 66 mijë dollarëve.

Vetëm këtë vit Bitcoin është rritur me 60%. Që nga miratimi, më shumi se 7.5 mld dollarë janë investuar në të.

“ETF-të dolën jashtë pritshmërie për të gjithë. Nuk është vetëm një rritje spektakolare çmimi, por një sinjalizues i mirë dhe për Bitcoin. Investitorët janë tashmë 10 herë më shumë optimistë se disa vite më parë”,tha Jad Comair, themelues i Melanion Capital.

Për analistë të tjerë, rritja duket e rrezikshme dhe e krahasojnë me atë të 2021-shit, kur BTC tregtohej me 69 mijë dollarë, por më pas nisi një spirale rënie./FinancialTimes  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë