Para

Bitcoin rritet papritur në 29 mijë dollarë, por a do të vazhdojë trendi?

Pas pesë ditësh që kishte rënë nën 28 mijë dollarë, Bitcoin u rrit befasisht në nivelin e 29 mijë dollarëve. Të njëjtin trend rritje ndoqën edhe kriptomonedhat e tjera.

Bitcoin u rrit me rreth 3.7% gjatë 24 orëve të fundit. Shkaku i rritjes ishte i vështirë të përcaktohej. 

Bitcoin filloi të rritet në më pak se 24 orë pasi Banka e dëmtuar e First Republic vuri në dukje se kishte humbur 100 miliardë dollarë në depozita gjatë prezantimit të fitimeve të tremujorit të parë duke ringjallur shqetësimet për stabilitetin e sektorit bankar. 

Muajin e kaluar, kriptomonedhat u rritën mes një shpërthimi bankar të SHBA-së, ndërsa investitorët kërkuan strehim në asetet që mbajnë vlerën e tyre.

"Me First Republic Bank që duket se mund të dështojë, unë dyshoj se tregu po parashikon akoma më shumë injeksione likuiditeti për të mbështetur atë që sigurisht duket të jetë një sektor bankar amerikan që është ende shumë në grahmat e krizës," Jake Boyle, drejtor i Caleb & Brown, një broker kriptosh me pakicë.

"Bitcoin, si rezultat, është në krye të këtyre pritjeve. Çarjet në sistemin financiar po rriten, edhe pse relativisht delikate për momentin, dhe do të jetë tepër e vështirë për Fed që t'i përmbahet regjimit shtrëngues në vijimësi."

Boyle shtoi: "Rritja e fundit e Bitcoin ka të bëjë më shumë me injeksionet e likuiditetit dhe pritjet në rritje se shtrëngimi i Fed ndoshta do të duhet të përfundojë mjaft shpejt, ose përndryshe mund të pasojnë turbulenca edhe më të mëdha në sektorin bankar."

Ether u rrit me 1.8%. Edhe kriptot e tjera ishin kryesisht me jeshile.

Analisti i CoinDesk, Glenn Williams, theksoi se bazuar në disa tregues, po parashikohet një rikthim i Bitcoin. 

Burimi: CoinDesk/ Përshtati: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë