Para

Bitcoin rritet mbi 28 mijë dollarë pavarësisht problemeve ligjore të Binance

Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme që rrjedhin nga problemet e fundit ligjore të Binance(kompani blockchain), Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera kryesore po vazhdojnë rritjen.

Bitcoin u ngjit me 3.9% gjatë 24 orëve të fundit mbi nivelin e 28 mijë dollarëve ndërsa gjatë dtëve të para të javës qe në nivelin 27 mijë dollarë pasi Komisioni i Tregtisë së të Ardhmeve të Mallrave (CFTC) ngriti një padi kundër Binance duke e akuzuar për ofrimin e derivateve kripto të paregjistruara.

Bitcoin është rritur me rreth 21% në mars, duke tejkaluar asetet e tjera si etheri, aksionet dhe ari.

“Tregu ka reaguar pozitivisht pavarësisht historisë së CFTC,” tha Joe DiPasquale, CEO i menaxherit të aseteve kripto, BitBull Capital, për CoinDesk në një email.

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe për nga vlera e tregut u rrit me 1.1% gjatë ditës. Indeksi i Tregut CoinDesk , i cili mat performancën e përgjithshme të tregut të kriptove, së fundmi u rrit me 3.4%.

Bitcoin ka përfituar edhe nga njoftimi se Kina përfundoi tregtinë e saj të parë të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të vendosur në juan me Emiratet e Bashkuara Arabe.

"Kjo forcon argumentin se Bitcoin mund të përdoret si një mjet këmbimi në tregtitë e mëdha ndërkufitare të energjisë në të ardhmen e afërt," tha ai. 

CFTC pretendon se Binance dhe CEO i saj kanë shkelur ligjet e tregtisë në SHBA, ndër të tjera, duke i trajnuar fshehurazi klientët "VIP" brenda Shteteve të Bashkuara se si të shmangin kontrollet e pajtueshmërisë.

Komisioni, i cili rregullon tregtimin e derivateve në SHBA, tha se kompania dhe CEO i saj, Changpeng Zhao , "udhëzuan punonjësit dhe klientët e saj që të anashkalonin kontrollet e pajtueshmërisë në mënyrë që të maksimizonin fitimet e korporatës".

Burimi: Coindesk/ Përshtati: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë