Treg

Bitcoin rikthehet në rënie. I gjithë tregu me të kuqe

Çmimi i Bitcoin mori papritur një kthesë negative duke rënë përsëri nën vlerën e 30 mijë dollarëve. Të premten, kriptomonedha më e madhe në botë u tregtua me 29 mijë dollarë. Ethereum, ra po ashtu, nën vlerën e 2 mijë dollarëve.

I gjithë tregu i kriptomonedhave mori një goditje gjatë orëve të fundit. Spekulatorët nuk e kanë vendosur ende nëse presin apo jo një tjetër krizë.

Tregu po performonte relativisht mirë gjatë 24 orëve të fundit pasi çmimet po rikuperoheshin nga rëniet më të fundit. Bitcoin kishte rifituar 30 mijë dollarë.

Fatkeqësisht, orët e fundit kanë rezultuar mjaft negative, pasi çmimi ra në 29 mijë dollarë në më pak se 15 minuta.

30 mijëshi ishte vlerë me rëndësi për BTC dhe 2 mijëshi për Ethereum. Çmimet kanë përsëri tendenca rënëse dhe investitorët po mundohen ta mbrojnë./Crypto


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë