Para

Bitcoin në nivelin më të ulët në 6 muaj teksa euforia e Kinës venitet

Rregullatorët ripohojnë qëndrimin e ashpër ndaj kompanive të përfshira në tregtimin dhe mbledhjen e fondeve për monedhave virtuale.

Kur Lideri kinez Xi Jinping u morr me teknologjinë blockchain në muajin tetor, çmimi i bitcoin u rrit, kërkimet për "blockchain" në një nga motorët më të mëdhenj të kërkimit në Kinë arritën në majë dhe aksionet e kompanive që kishin lidhje u rritën po ashtu.
Një muaj më vonë, euforia zbehet.

Bitcoin ra nën 7 mijë $ gjatë fundjavës, duke rënë në nivelin më të ulët në gjashtë muaj, teksa Kina riafirmoi qëndrimin e saj të ashpër ndaj kompanive të përfshira në tregtimin dhe mbledhjen e fondeve për monedhat virtuale.

Kjo ndikoi tek rënia e fitimeve muajin e kaluar - kur bitcoin arriti shpejt në 10 mijë dollarë , që cila pasoi deklaratën e Z. Xi se Kina duhet të shpejtojë hulumtimin në lidhje me teknologjinë blockchain.

Bitcoin së fundmi është këmbyer me rreth 6 mijë e 600 dollarë, sipas CoinDesk.
Edhe pse Banka Qendrore e Kinës po zhvillon monedhën e saj dixhitale, qeveria po vazhdon një lojë lufte që ka nisur në vitin 2017, kur ajo vendosi të ndalojë gjerësisht shkëmbimet lokale dhe mbledhjen e fondeve për monedhat dixhitale.

Të premten, selia në Shanghai e Bankës Popullore të Kinës dhe një krah i qeverisë lokale u zotuan që do të vazhdonin shkëmbimet dhe u bënë me dije investitorëve të mos ngatërrojnë teknologjinë e blockchain me monedhat virtuale.

Të dy autoritetet kanë mbyllur që prej fundit të 2017-ës 13 platforma të ofertës fillestare me monedha virtuale dhe 10 shkëmbime monedhash virtiale. Në një deklaratë të përbashkët të Premten, ata thanë se vunë re se spekulimet në lidhje me kriptomonedhat ishin rritur përsëri gjatë promovimit të fundit të teknologjisë blockchain. Ata thanë se do të mbyllin kompanitë që tregtojnë shkëmbime të tilla të regjistruara jashtë Kinës tek investitorët lokalë, ose që do të prezantojnë klientët kinezë me këto vende tregtare.

Në vitet e fundit, spekulimet në lidhje me monedhat virtuale kanë shfaqur rreziqe për investitorët, thuhet në deklaratë, duke shtuar se aktivitetet kanë përfshirë mbledhje të paligjshme të fondeve me mashtrime, të cilat mund të dëmtojnë rëndë tregjet financiare.
"Kina mbërthehet përsëri nga shkëmbimet mashtruese të monedhave virtuale," tha John Patrick Mullin, bashkëthemelues dhe menaxher i përgjithshëm në Tritaurian Capital, një bankë butik investimesh për kompanitë që kanë investuar në bloçkcahin dhe monedha digjitale.

Maxine Ryan, bashkëthemeluese e Bitspark, një kompani e transferimit të parave që ndihmon njerëzit të shkëmbejnë para cash dhe me monedhat virtuale, tha se vendi kA filluar të marrë një rol vendimtar në luhatjet e tregut të bitcoin. "Kina është me të vërtetë ajo që tani sheh tregu si katalizator kryesor në luhatjen e çmimeve të kripto valutave," tha ajo.

Zonja Ryan, e cila ka investuar në bitcoin për një kohë të gjatë, tha se ka marrë një pozicion kundër bitcoin gjatë javëve të fundit pasi çmimet e monedhës virtuale kanë rënë. Ajo tha se njoftimet e fundit nga Kina "i kapën të gjithë në befasi", por gjithashtu tregojnë se sa i rëndësishëm është vendi për tregun e përgjithshëm të kripto valutave.
Javën e kaluar, faqja e lajmeve dhe kërkimeve të monedhave virtuale The Block raportoi se autoritetet kineze kishin bastisur zyrat lokale të Binance, një nga zyrat më të mëdha në botë për këmbimin e monedhave virtuale për nga vëllimi i tregtimit. Binance e mohoi raportin.

"Ekipi Binance është një lëvizje globale e përbërë nga njerëz që punojnë në një mënyrë të decentralizuar kudo që janë në botë. Binance nuk ka zyra fikse në Shanghai ose Kinë, kështu që nuk ka kuptim [të themi] se policia sulmoi ndonjë zyrë tonën dhe i mbylli ato, "tha një zëdhënëse e Binance në një deklaratë.

Ajo u shpreh se kompania punon ngushtë me qeveritë për të mbrojtur përdoruesit dhe ka respekt të lartë për rregulloret që synojnë të luftojnë mashtrimet./Burimi/Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë