Para

Bitcoin kap vlerën e 31 mijë dollarëve, niveli më i lartë në një vit

Bitcoin u ngjit në nivelin më të lartë në rreth një vit.

Kriptomonedha u rrit të premten, 23 qershor, mbi 31.400 dollarë, niveli i saj më i lartë që nga viti 2022.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë për nga kapitalizimi i tregut, në fillim të kësaj jave u tregtua mbi 30.000 dollarë për herë të parë që nga prilli, kur kolapset e Silicon Valley Bank dhe Signature Bank dërguan investitorët në kërkim të vendeve më të sigurta për të mbajtur paratë e tyre.

Bitcoin është rritur me rreth 87% këtë vit. Fitimet e saj më të fundit vijnë pas një vale interesi për kriptomonedhat nga gjigantët financiarë.

Shkëmbimi i kriptove EDX Markets, i mbështetur nga firma të tilla si Charles Schwab, Fidelity Digital Assets dhe Citadel, lançoi platformën e tregtimit të aseteve digjitale këtë javë.

Megjithatë, entuziazmi i ripërtërirë për kripto-n vjen kundër një sfondi të goditjeve rregullatore. 

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë në fillim të këtij muaji paditi Coinbase, platforma më e madhe e shkëmbimit të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se po vepron si një ndërmjetës i paregjistruar. Kjo erdhi vetëm një ditë pasi rregullatorët federalë paditën Binance, duke e akuzuar kompaninë për operimin e një shkëmbimi të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht rritjes së tij këtë vit, Bitcoin mbetet shumë nën nivelet e tij më të larta të të gjitha kohërave prej më shumë se 60.000 dollarë në 2021. Kriptomonedha u godit vitin e kaluar nga ritmi agresiv i normave të interesit të Rezervës Federale dhe kolapsi i shkëmbimit të kriptove FTX.

/CNN Business


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë