Treg

Bitcoin i afrohet çmimit të 73 mijë dollarëve

Bitcoin ka arritur një tjetër çmim rekord në pak orë, duke iu afruar kufijve të 73 mijë dollarëve.

Kriptomonedha më e madhe në botë nuk po tregon shenja lehtësimi. Nga 72.6 mijë dollarë që ishte 24 orë më parë, sot Bitcoin tregtohet me 72.7 mijë dollarë.

BTC është rritur nga një vrull i shpejtë i investimeve ndikuar nga miratimi i ETF-së, ku kriptomonedha mund të shitet dhe në bursë.

Ndërkohë, industria po pret dhe fenomenin e “halving”, përgjysmimit. Ku numri i kriptove që prodhohen për minutë do të përgjysmohen./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë