Para

Bitcoin doli nga një agjenci amerikane e spiunazhit…?

Origjina e Covid-19 mbetet e panjohur. Shumë shkencëtarë mendojnë se kaloi nga kafshët e egra tek njerëzit në një treg mishi në Wuhan. Por ka gjasa dhe të jetë ‘arratisur’ nga një kërkim laboratorik mbi virozat, po në të njëjtin qytet.

Tani, një teori e ngjashme ka lindur dhe për Bitcoin, kriptomonedhën e parë dhe më të famshme. Origjina e pranuar e Bitcoin është ajo e krijimit nga Satoshi Nakamoto, një kodues pseudonim, i cili e nxorri në treg në vitin  2008 dhe më pas vetë u zhduk.  

Por një teori që po qarkullon online thotë se Bitcoin ishte ‘ëndrra’ e Agjencisë Ndërkombëtare të Sigurisë, NSA, një agjenci amerikane spiunimi që bën dhe kërkime kriptografike.

“Mendoj se ishte një projekt i mbyllur brenda kërkimit dhe zhvillimit, të cilin një studiues mendoi se ishte shumë i mirë për ta hedhur në kosh dhe zgjodhi ta lëshonte fshehurazi,” shkroi në Twitter Nic Carter, një fans i shquar i Bitcoin. Carter dhe bashkëudhëtarët e tij mendojnë se kanë një provë të pakundërshtueshme: një letër e shkruar në 1996 nga punonjësit e NSA-së me titull "Si të bëjmë një mint: kriptografia e parave elektronike anonime". Dhe aty citohet puna e një studiuesi të quajtur "Tatsuaki Okamoto".4

Por letra nuk është aq e pakundërshtueshme. Është thjesht një studim i ideve kriptografike që mund të përdoren në paratë digjitale. Ndryshe nga Bitcoin, ku inovacioni ishte dizajni i decentralizimit, skemat në letër mbështeten në një autoritet kontrollues. Aty diskutohet rreziku se paraja elektronike do t’i shmangej taksave dhe ligjit.

"Kështu ideja që NSA do të zhvillonte një kriptomonedhë të decentralizuar dhe të pabesueshme si një ‘armë biologjike monetare që do të dëmtonte funksionet e qeverisë së tyre’ është e papranueshme," shkruan David Rosenthal, një skeptik i kriptomonedhës, në blogun e tij.

Është vetëm një tjetër teori konspirative, atëherë? Pothuajse. Por diçka e ngjashme ka ndodhur edhe më parë. Në vitin 1997 doli se Clifford Cocks, një matematikan në GCHQ, ekuivalenti i NSA-së në Britani, kishte shpikur fshehurazi një teknologji kriptografike jetike që qëndron në themel të Bitcoin dhe internetit në përgjithësi, disa vite përpara treshes së studiuesve amerikanë të cilët përmenden më lart.

Një paralele më e mirë midis Bitcoin dhe Covid-19 mund të jetë se, ashtu si virusi, kriptomonedha ka rezultuar e vështirë për t'u shuar. Pavarësisht një përplasjeje të madhe vitin e kaluar, një Bitcoin vlen ende rreth 27.500 dollarë./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë