Treg

‘Bitcoin do të shkojë në zero’: Davos flet për të ardhmen e blockchain

Një nga debatet e zhvilluara në Forumin Vjetor Ekonomik Davos që po zhvillohet në Zvicër dhe është në ditën e katërt të tij, ishte e ardhmja e kriptomonedhave.

“Çmimi i Bitcoin mund të shkojë në pikitaë drejt zeros”, është shprehur një investitor i madh në hapësirën e monedhave virtuale gjatë debatit në Forumin Davos, i cili u fokusua në të ardhmen e teknologjisë themelore të tregut të monedhave virtuale të njohur si blockchain.

Paneli në forumin Davos ku u diskutua për të ardhmen e Blockchain

Sipas të dhënave të Coinmarketcap, për kriptomonedhat, viti 2018 qe shumë i egër, me më shumë se 480 mld $ vlerë të humbur në të gjithë tregun. Pas arritjes së një rekordi pozitiv në 2017-ën, bitcoin, kriptomonedha më e njohur në tregun e kapitalit, ra në mënyrë dramatike. Bitcoin u tregtua me 3,571 $ në 11.15 a.m të mërkurën. Orari i Londrës.


Disa ekspertë mendojnë se mund të zhvlerësohet më tej

"Unë besoj se do të shkoj afër zeros. Mendoj se është një teknologji e mahnitshme, por nuk besoj se është një monedhë. Nuk është bazuar diku," tha Jeff Schumacher, themeluesi i Ndërmarrjeve Digjitale BCG, gjatë një paneli që CNBC organizoi në forumin Davos në Zvicër.
Schumacher është një investitor i madh në kompanitë që janë të fokusuara në blockchain. Përgjatë debatit, Glenn Hutchins, kreu i Islandës Veriore, tha se roli i bitcoin në të ardhmen mund të fokusohet në të qenit një vend vlere.

"Mundet që roli i bitcoin në sistem mund të jetë rikthimi i vlerës së tij, për të mbajtur vlerën tuaj ndërsa ti ke tokens që kanë përdorim për çështje të tjera që nuk po i përdor për momentin," tha Hutchins.

Ai shtoi, njësoj si panelistë të tjerë, duke përfshirë partnerin e 500 Startups Edith Yeung dhe dhe CEO e Ripple Brad Garlinghouse, se fokusi për të si investitor është në teknologjinë themelore të njohur si blockchain.

"Jam shumë më pak i interesuar në investimin tek bitcoin si njësi monedhe ose monedhë ekuivalente, ose edhe në blockchain si një regjistër kontabël. Unë jam duke menduar më shumë për protokollet. Me fjalë të tjera, cili është protokolli themelor që si pasojë e së cilës,do të tregojë se cilat token janë të vlefshme apo jo, "tha Hutchins.
Në rastin e bitcoin, blockchaini është një aktivitet libri llogarishë publik i decentralizuar, që nuk zotërohet nga një individ i caktuar. Ai mbahet nga një rrjet njerëzish që menaxhojnë kompjutera të specializuar për të zgjidhur probleme komplekse kriptografike. Por bitcoin ka probleme të tjera të shumta përfshirë transaksionet e ngadalta me kosto të lartë.

Schumacher tha se industria tani po përpiqet të krijojë "sisteme të hapura të decentralizuara." Këto do të jenë në themel të protokollëve të gjeneratës tjetër ose të infrastrukturës që bizneset mund të përdorin, të ngjashme me “cloud computing” sot.

Adoptimi i Blockchain

Gjenerata e ardhshmme e teknologjisë blockchain po zhvillohet. Yeung tha se po kupton që adoptimi i blockchain po ndodh shpejt në hapësirën e pagesave, veçanërisht në Azi.
"Shumë vende të zhvilluara, ku sa për fillim nuk kanë as karta krediti, atje nuk ka infrastrukturë të posaçme, duket më e lehtë të adoptosh llojet e pagesave të aktivizuara nga blockchain, në Azi për shembull. Mund të ndodh më shpejtë dhe më shumë në Azi se sa në SHBA dhe Europë," tha Yeung.

Garlinghouse CEO i Ripple tha se ai pret përhapje më të gjerë të adoptimit të blockchain në gati pesë vite, ndërsa Schumacher tha se ai e sheh këtë proces të realizuar në 3 vite. Hutchins u shpreh se së fundi, konsumatorët nuk do të flasin se përse blockchain do të përdoret, ata do të interesohen se sa i mirë është përdorimi i një produkti.

"Kur ti dërgon një email, nuk mendo për teknologjinë që është ëprdorur për të mundësuar ty dërgimin e emailit …Kështu që mund të na dëgjoni ne që flasim për të … çfarë protokolli, çfarë token, cilat janë zgjidhjet e teknologjisë, sa transaksione për sekondë, por ajo që do ndodhë është se ju do keni një vlerë të shtuar, dhe nuk do të interesoheni për mekanizmat e nëndheshëm të teknologjisë," tha Hutchins.

"Dhe atëherë do të kuptosh që jemi të suksesshëm," shtoi ai.

  • Tokens- Një token është një kornizë e veçantë që kalon nga nyja në nyje rreth rrjetit në internet. Kur ka nevojë për të transmetuar të dhëna, nyja ndryshon token në një kornizë të dhënash dhe e transmeton tek marrësi.
  • Cloud computing- praktika e përdorimit të një rrjeti të serverëve në internet me bazë të gjerë (në të gjithë botën) për të ruajtur, menaxhuar dhe përpunuar të dhënat, në vend të një serveri lokal ose të një kompjuteroi personal.

*Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë