Bitcoin ka fituar sërish qëndrueshmëri, duke u tregtuar në vlerën e 70.900 dollarëve.
Edhe pse tërheqjet nga BTC vazhdojnë të jenë të lartë, 228 mln $ në një javë, kriptomonedha më e madhe në botë po tregon stabilitet.
Teoria thotë se tërheqjet e kësaj natyre nga investimi e zhvlerësojnë atë, por nuk po funksionon këtë herë.
Investitorët po tentojnë të stabilizojnë kriptomonedhën, të paktën sa të arrijë në nivelin e 80 mijë dollarëve.
Ndërkohë industria e kriptove po pret të ndodhë “përgjysmimi” ngjarja kryesore e ardhshme në sektor që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Ngjarja do të përgjysmojë shkallën me të cilën është prodhuar një Bitcoin i ri, duke u lidhur me narrativën se pamjaftueshmëria e monedhës do të rrisë vlerën e tij.
Analistët në JPMorgan thanë në një shënim këtë javë se ngjarja e përgjysmimit mund të ketë “ndikime gjithëpërfshirëse” për industrinë e minierave të Bitcoin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.