Treg

Bisedimet pozitive SHBA-Kinë, rrisin bursat

Konfirmimet e vazhdueshme për mbarëvajtjen e negociatave SHBA-Kinë mbi tregtinë japin premisë që bursat europiane të ecin pozitivisht, duke ndjekur bursat e gjallëruara aziatike dhe rekordet e reja të S&P500 e Nasdaq.

Pas deklaratave optimiste të mbërritura nga këshilluesi ekonomik i Trump, Larry Kudlow, qoftë edhe nga Pekini, në fundjavë sekretari i tregtisë së SHBA-ve Wilbur Ross ka reaguar besimplotë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të mundshme për të ashtuquajturën "fazë 1" deri në nëntor, duke shtuar se së shpejti do t'u jepet autorizim kompanive amerikane që të rifillojnë marrëdhëniet tregtare me Huawei.

Në aspektin makroekonomik, përpos të tjerash duhet marrë në konsideratë përmirësimi i vogël në muajin tetor i aktivitetit prodhues të eurozonës , po ashtu edhe në Gjermani:
Indekset kryesorë janë rritur me gati një pikë përqindjeje dhe Piazza Affari ka shkuar mbi kuotën 23mijë duke prekur maksimumin e 21 majit 2018, dy ditë përpara se Giuseppe Conte, kreyministri aktual, do të merrte mandatin për të formuar qeverinë e tij të parë mbështetur nga Lëvizja 5 Stelle dhe Lega. Piazza Affari konfirmohet më e mira e bursave kryesore europiane që prej fillimit të vitit: +26,2% rritja e indeksit në krahasim me mbylljen e fundit të 2018-ës.

Sektori europian i automjeteve ka ecur pozitivisht falë Uashingtonit që vendosi për të mos vendosur tarifa doganore shtesë për makinat në Shtetet e Bashkuara nga Europa dhe Azia.
Ndër aksionet më të mira renditet Fca, Peugeot, Renault, Daimler (+ 3.1%), Volkswagen dhe BMW në mesin e prodhuesve më të mirë, po ashtu edhe Valeo dhe Pirelli.

Sekretari i tregtisë amerikane Wilbur Ross ka deklaruar se rritja e tarifave nuk do të jetë e nevojshme as në formën e një aplikimi total apo të pjesshëm nën dritën e "bisedave shumë pozitive" që Shtetet e Bashkuara po kryejnë me bashkëbiseduesit europianë, japonezë dhe koreanë.

Javën e kaluar S&P 500 ka prekur rekorde të reja. Një dinamikë e shkaktuar mbi të gjitha nga dy faktorë. E para është mbarëvajtja e ekonomisë amerikane. PBB për tremujorin e tretë ka rezultuar me rritje 1,9% mbi pritshmëritë. Përveç kësaj në muajin tetor janë krijuar 180 mijë vende të reja pune. Faktori i dytë në fakt, lidhet me vendimin e Fed për të ulur koston e parasë në1,5-1,75%. Një lëvizje që, sigurisht u pëlqeu investitorëve.

Çmimi i naftës shfaqet i qëndrueshëm në 56 dollarë për fuçi në Wti të dhjetorit dhe në 61 dollarë për fuçi Brent i janarit. Euro/dollaro këmbehet me 1,1151 nga 1,1165. Euro/yen në 120,87 (nga 120,82 të premten) e dollar/yen në 108,40 (nga 108,20). Sterlina po ashtu e qënndrueshme në 1,2933 dollarë (1,2939).


Burimi:Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë