Treg

Bill Gates skeptik për kriptot: Nëse nuk keni aq para sa Elon Musk, mos u merrni me Bitcoin!

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates foli për qasjen e tij skeptike ndaj Bitcoin, duke larguar veten nga drejtuesit e tjerë të teknologjisë që kanë përqafuar kriptomonedhat.

Gates shprehu shqetësimin mbi natyrën e paqëndrueshme të Bitcoin dhe se si vlera e saj mund të ndikohet lehtësisht nga aktiviteti në rrjetet sociale, specifikisht kreu i kompanisë Tesla dhe X, Elo Musk.

Në 2021-shin, Tesla investoi 1.5 mld dollar në Bitcoin, duke shkaktuar rritje të çmimit. Tesla shiti 10% të aksioneve kur Bitcoin kapi 60 mijë dollarë. Në 2022-shin, Tesla shiti 75% të Bitcoin-ave që mbante dhe ccmimi i monedhës ra në 20 mijë. Në 2023-shin vlera e BTC u rrit me 150%. Në 2024-n, Tesla mban 387 mln dollar Bitcoin.

Në një video të publikuar së fundmi, Gates thotë se Bitcoin është i rrezikshëm për personat me pak të ardhura. “Elon ka para pafund dhe ai është I sofistikuar. Unë nuk shqetësohem për Bitcoin-at e tij. Nëse nuk ke aq para sa Elon, atëherë mos u fut në kripto”, thotë Gates.

Në diskutim u trajtuan gjithashtu implikimet dhe sfidat më të gjera të kriptomonedhës, duke përfshirë shqetësimet në lidhje me mungesën e rregulloratoreve dhe potencialin për keqpërdorim. Gates theksoi natyrën e decentralizuar të kriptomonedhave si Bitcoin dhe potencialin e tyre për të lehtësuar transaksionet anonime dhe të pakthyeshme. Këto veçori, sipas Gates, paraqesin rreziqe jo vetëm për stabilitetin financiar, por edhe në drejtim të mundësimit të aktiviteteve të paligjshme.

Megjithatë, Gates pranoi përfitimet e mundshme të monedhave digjitale, veçanërisht kur përfshihet transparenca dhe rregullimi. Ai vuri në dukje punën e Fondacionit Bill & Melinda Gates në promovimin e nismave të monedhës digjitale që mundësojnë transaksione transparente. Përpjekje të tilla, vuri në dukje Gates, janë dëshmuar vendimtare në disbursimin efikas të fondeve për njerëzit në nevojë, veçanërisht në vendet më të varfra, gjatë pandemisë.

Burimi: YahooFinance, Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë