Art dhe Kulture

Bill Gates, 5 librat që ia vlen të lexoni këtë verë

Bill Gates
Keni prenotuar pushimet dhe ende nuk keni një listë për librat që mund të lexoni këtë verë? Bill Gates në llogarinë e tij në linkedin këshillon pesë libra për të lexuar përgjatë verës 2018. Përpos titujve ai bën edhe një sqarim të shkurtër sepse i kanë bërë kaq përshtypje këta libra dhe pse duhen lexuar. “Kam lexuar disa libra tmerrshësisht të vyer kohët e fundit. Kur e formulova këtë listë prej pesë librash që ju mund ta shijoni këtë verë, kuptova se disa nga zgjedhjet e mia përballen me pyetje të mëdha. Çfarë e shenjon një gjeni? Pse gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë? Nga vjen njerëzimi dhe për ku jemi drejtuar? Pavarësisht subjekteve të rënda, të gjithë librat ishin të këndshëm, dhe shumë prej tyre janë vërtet të shkurtër. Madje edhe më i gjati (Leonardo) ecën shpejt. Nëse jeni në kërkim se çfarë do të lexoni muajt e ardhshëm, ja një zgjedhje e mirë:”-citon ai. Leonardo da Vinci, nga Walter Isaacson. Unë mendoj që Leonardo ishte një nga njerëzit më fantastik. Edhe pse ai sot njihet si piktor, Leonardo kishte një gamë të gjerë interesash, që nga anatomia njerëzore deri tek teatri. Isaacson po bën punën një punë të jashtzakonshme duke mbledhur copat e ndryshme të jetës së Leonardos për të shpjeguar se çfarë e bëri atë aq të jashtëzakonshëm. Biografi të mëdha të Isaacson janë edhe ato të Albert Einstein dhe Steve Jobs. Gjithçka ndodh për një arsye dhe Gënjeshtrat e tjera që kam dashur , nga Kate Boëler. Kur Boëler, ishte një profesor në Duke Divinity School, u diagnostikua me kancer të stadit të IV të zorrës së trashë, ajo qëndroi të reflektonte për të kuptuar pse ndodhi e gjithë kjo. Është një test për karakterin e saj? Rezultati është dërmues, kujtim befaseues i këndshëm rreth besimit dhe përballje me vdekjen. Lincoln në Bardo, nga George Saunders. Mendoja se dija gjithçka kisha nevojë për të ditur rreth Abraham Lincoln, por ky roman më bëri të rimendoj pjesë të jetës së tij. Përzien fakte hitorike nga Lufta Civile me elemente fantastikë —praktikisht është një bisedë e gjatë mes 166 fantazma, përfshi djalin e vdekur të Lincoln. Kam një pamje të re për mënyrën se si Lincoln duhet të jetë shtypur nga pesha e pikëllimeve dhe përgjegjësisë. Ky është një nga librat fantastikë, ambig që do të dëshironit ta diskutonit me një mik  pasi ta keni përfunduar. Historia e origjinës: Një Histori e Madhe për gjithçka, nga David Christian. David krijoi kursin  tim të preferuar të të gjitha kohërave, Historinë e madhe. Tregon historinë e univesrit që prej big bangut deri në shoqëritë e sotme komplekse, duke bërë bashkë të njohuri dhe fakte nga disiplina të ndryshme në një rrëfim të vetëm. Nëse nuk e keni marrë ende Historinë e madhe, Origjina e historisë është një prezantim i shkëlqyer. Nëse e keni tashmë në bibliotekën tuaj, shërben si një rifreskim i mirë Gjithsesi, pasi ta lexoni, do t’ju lërë një shije vlerësimi të madh për vendin e njerëzimit  në univers. Plotshmëria e fakteve, nga Hans Rosling, me Ola Rosling dhe Anna Rosling Ronnlund. Ma rekomanduan këtë libër që prej ditës që doli në treg. Hans, ligjëruesi i shkëlqyer botëror i shëndetit, i cili vdiq vitin e kaluar, ju jep një mënyrë për të kuptuar të vërtetat themelore rreth botës - se si jeta po përmirësohet dhe ku bota ende ka nevojë të përmirësohet. Ai endet në anekdota të paharrueshme nga jeta e tij. Është një fjalë e përshtatshme e fundit nga një njeri i shkëlqyer, dhe një nga librat më të mirë që kam lexuar ndonjëherë.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë