Në orët e para të ditës së sotme është djegur një automjet në lagjen nr. 1 në Bilisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe mjeti i përket shtetasit me inicialet D. A.
Mjeti tip “Hyundai”, siç bëjnë me dije burimet policore ishte i parkuar para banesës së shtetasit në fjalë.
Paraprakisht nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por policia po punon për zbardhjen e tyre.
Deri më tani, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe një ngjarje aksidentale, pasi makina ka qenë me impiant gazi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.