Futboll

Bilardo nuk di asgjë për Maradonën, familja i fiku menjëherë televizorin

Vdekja e Maradonës ka ndalur botën, por dikush akoma nuk e di. Dhe nuk ka për ta ditur. Ai është Karlos Bilardo, trajneri legjendar argjentinas, sot 82 vjeç. Ka fituar Botërorin e 1986-ës me Diegon protagonist, e ka parë nga afër “Dorën e Zotit” dhe slalomin kundër Anglisë, që ka mbetur në mendjen e të gjithëve.

Bilardo vuan nga nja sëmundje nervore dhe fëmijët, duke mos dashur që ai të marrë një goditje të rëndë, ia kanë fshehur lajmin e vdekjes së Maradonës, duke fikur televizorin. Ish-trajneri jeton në Buenos Aires, në zonën qendrore. Vuan nga sindromi “Hakim-Adams”, po lufton prej vitesh me të dhë gjithë kohën ka mbi kokë familjarët e tij. Sapo morrën vesh lajmin e vdekjes së Maradonës, familjarët fikën televizorin si masë parandaluese.

Maradona dhe Bilardo. Gazeta Si, 27 nëntor 2020

Në një intervistë për “Radio Provincia”, Jorge Bilardo, një nga djemtë e tij, tregon: "Menjëherë e fikëm televizorin, duke i thënë se është këputur kablli. Nuk e di si dhe kur do t’ia themi. Nuk duam të bëhet keq, ndaj e kemi izoluar nga kjo situatë”.

Bilardo ëhstë një nga trajnerët më të rëndësishëm të historisë së futbollit argjentinas, jo vetëm për Botërorin e fituar në vitin 1986. Ai ka drejtuar gjithashtu edhe Seviljen, San Lorencon, Kolumbinë, Boka Xhuniorsin dhe Libinë në periudhën 1983-1990. Vitet e fundit raporti me Maradonën u prish pak, pasi Diego e quajti "tradhtar".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë