Rend dhe Ligj

Bilanci tragjik, 10 viktima në 7 ditët e para të vitit

Ky fillim viti ka filluar me një bilanc tragjik për Shqipërinë. Në vetëm 7 ditët e para të vitit 2020, 10 persona kanë humbur jetën.

Deri më tani 3 persona janë vrarë në atentate, ndërsa 7 të tjerë kanë humbur jetën në aksidente rrugore.

Atentati më i fundit ishte ai i ndodhur ditën e sotme në Rrëshen, ku nga tarraca e një pallati u vra me snajper pronari i një televizioni lokal.

Mësohet se 47-vjeçari Kastriot Reçi është qëlluar me snajper sapo ka dalë nga lokali i tij në Rrëshen. Kjo ishte vrasja e dytë për këtë vit. Kujtojmë se pak para mesnatës së 6 janarit një biznesmen u vra në Bajram Curri. Sikur të mos mjaftonte kjo një grua është torturuar në Mallakastër dhe është hedhur në rezervuarin e ujit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë