Njerez

Bien kërkesat për azil në BE. Në dy muaj aplikuan 1400 shqiptarë

Nga Gazeta 'SI' - Në muajt janar-shkurt të këtij viti, të paktën 1.400 shqiptarë kërkuan azil në një vend të Bashkimit Europian.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Emigracionit në BE, tregojnë se azilkërkuesit shqiptarë “po shterojnë” dhe kanë rënë me 17% nga një vit më parë.

Agjencia tregon se edhe vetë vendet pritëse kanë një tolerancë më të ulët ndaj azilkërkuesve dhe kanë pranuar t’i japin statusin e azilantit vetëm 56 shqiptarëve për periudhën janar-shkurt 2024.

Franca, Italia dhe Gjermania mbeten destinacionet më të preferuara për azilkërkuesit shqiptarë.

Treguesi ka rënë për të gjithë azilantët tregon Agjencia dhe për dy muajt e parë ka patur vetëm 71 mijë aplikime nga e gjithë bota. Sirianët, afganët dhe turqit dominojnë kërkesat për azil në vendet e BE-së.

Kriza e emigracionit që është rikthyer në vend që pas pandemisë po cënon të ardhmen e vendit. Raporte të autoriteteve ndërkombëtare dhe jo vetëm bëjnë thirrje për adaptimin e një strategjie që do të mbajë trurin shqiptar në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë