Para

Bien eksportet si nëntëmujor, rriten ato me Kosovën

Instat ka raportuar se edhe në muajin Shtator eksportet e mallrave u ulën në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet arritën vlerën 25 mld lekë, duke u ulur me 5,5 %, në krahasim me shtatorin 2018.

Po ashtu eksportet kanë njohur rënie edhe si nëntëmujor. Në nëntëmujorin e parë të vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 225 mld lekë, duke u ulur me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 10,0 %, krahasuar me Shtator 2018. Kurse si nëntëmujor, deficiti tregtar arriti vlerën 256 mld lekë, duke u rritur me 8,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Ajo që vihet re nga tabela e INSTAT, eksportet me Greqinë, Italinë, Spanjën, Maqedoninë e veriut kanë rënë. Kurse eksportet me Kosovën si nëntëmujor janë rritur, por për shtatorin kanë rënë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia vjetore e eksporteve prej 5,5 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,4 pikë përqindje, etj. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +1,7 pikë përqindje,“Ushqim, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,6 pikë përqindje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë