Treg

Bien çmimet e roaming mes vendeve të Ballkanit

Deri në 2021 kosto 0 për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RÇ) ka deklaruar se, çmimet roaming në të gjithë Ballkanin Perëndimor kanë rënë në mënyrë drastike. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të jenë në gjendje të flasin, të lundorjnë në internet, të shkëmbejnë SMS shumë më tepër dhe të paguajnë shumë më pak.

Mesatarisht, çmimet për telefonatat dalëse kanë rënë me – 65%, dhe për transferimin e të dhënave (lundrim në internet) – 78%, që në të gjitha kuptimet sipas RÇ janë ulje domethënëse, por në disa raste ulja shkon deri në -99%!

Për shembull, çmimet për telefonatat dalëse në disa raste bie në 0.08 cent euro, dhe çmimi për lundrimin në internet në 0.03 cent euro, në varësi të operatorit.

Shikoni tabelën që krahason çmimet në rajon deri më 30 qershor dhe që nga sot, por vini re se këto janë çmimet maksimale të vendosura nga rregullatorët. Disa operatorë kanë njoftuar edhe çmime më të ulëta se sa kapat e referuara. Kontrolloni me operatorin tuaj lokal dhe shijoni çmime të ulëta.

Përveç kësaj, RÇ bën me dije se mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të ketë shumë shpejt një marrëveshje të re që lejon çmime më të ulëta të roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Tabela e mëposhtme tregon në mënyrë krahasuese çmimet në rajon deri më 30 qershor dhe ato duke nisur nga sot. Ato janë çmimet maksimale të vendosura nga rregullatorët. Disa operatorë kanë njoftuar edhe çmime më të ulëta se ato që shfaqen në tabelë.

Marrëveshja origjinale e për Roaming (RRA) ndërmjetësuar nga RÇ në vitin 2014 përfshinte Bosnje dhe Herzegovinën, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Serbinë, dhe mes këtyre vendeve kostot e roamingut tashmë janë ulur. Këtë vit, Shqipëria dhe Kosova iu bashkuan marrëveshjes duke nënshkruar RRA-në e re, duke e bërë zonën roaming të Ballkanit Perëndimor gjithëpërfshirëse, duke shkuar drejt kostove të roamingut zero në të gjithë rajonin. Për më tepër, BE u angazhua për negociata të reja për të filluar reduktimin e kostove të roamingut midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat e Telekomunikacionit nga Ballkani Perëndimor nënshkruan Marrëveshjen Rajonale për Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në edicionin e dytë të Samitit Dixhital të Beogradit Perëndimor në Beograd, më 4 prill 2019, si pjesë e Planit Shumëvjeçar të Veprimit në Zonën Ekonomike Rajonale.

 

Më Shumë