Treg

Bien aksionet, lajmet negative mbi koronavirusin trembin investitorët

Bursat u çelën me rënie këtë të hënë. Aksionet ranë dhe kontratat amerikane të së ardhmes rrëshqitën pasi rikthimit javën e kaluar të aksioneve me risk që “u dogjën” si shkak i lajmeve negative mbi koronavirusin ditë pas dite. Dollari u rrit dhe obligacionet e  Thesaret gjithashtu, teksa çmimi i naftës ra.

Rënia e aksioneve bankare dhe energjisë ulën Indeksin Stoxx Europe 600, pasi nafta e papërpunuar ra sërish, nën 20 dollarë për fuçi në Nju Jork. Kontratat mbi Indeksin S&P 500 kanë pësuar luhatje përpara se të bien.

Teksa aksionet nuk janë premtuese në varësi të lajmeve që vijnë nga Koronavirus,  Presidenti Donald Trump e braktisi papritur ambicien e tij për të rikthyer jetën normale në SHBA deri për Pashkë. EasyJet Plc uli në tokë tërë flotën e saj dhe zyrtarët europianë u deklaruan kundër zhbllokimit të lëvizjeve pasi shpërthimi i epidemisë ka vrarë më shumë se 3000 persona në Spanjë dhe Itali gjatë fundjavës.

Shumica e aksioneve të kapitalit aziatik ranë. Aksionet australiane ishin një përjashtim i dukshëm, ato u rritën falë masave të reja stimuluese. Dollari ka ardhur duke forcuar kundrejt paundit dhe euros. Obligacionet përparuan.

Investitorët kanë filluar javën duke përtypur lajmet se ekonomia më e madhe në botë do të qëndrojë e gjymtuar për më shumë kohë pasi Trump dëgjoi këshillat e mjekëve më të mirë të qeverisë që rihapja e Shteteve të Bashkuara për dy javë rrezikon vdekje më të madhe pasi shpërthimi i koronavirusit përshpejtohet. Presidenti deklaroi në një konferencë për shtyp se udhëzimet e "distancës sociale" do të mbeten të paktën  deri më 30 Prill dhe se 100,000 persona mund të vdesin.

"Tregjet janë akoma në territor të paeksploruar," tha Medha Samant, drejtore e investimeve në Fidelity International. "Kur ju shikoni fazat e kësaj pandemie, ajo duket të jetë përshkallëzuar," tha ajo. "Epiqendra është zhvendosur në SHBA."

Me lëvizjet më të fundit, banka qendrore e Kinës uli normat e fondeve afatshkurtra dhe injektoi para në sistemin e saj financiar, Australia njoftoi një program për mbështetjen e punës dhe mbledhje të kufizuara publike për vetëm dy persona, ndërsa Singapori deklaroi një stimul të paparë më parë.

"Supozimi se situate mund të ndryhsojë për mirë brenda një ose dy muajve dhe gjithçka do të jetë në rregull është një mendim i gabuar," është shprehur David Kotok, shefi i investimeve në Cumberland Advisors Inc. "Ne jemi duke pritur për trajtimin më të parë, testimet dhe vaksinave - kjo është shumë e rëndësishme për ne."

Ndërkohë, monedhat e tregjeve në zhvillim përfshirë randën e Afrikës së Jugut dhe pesoja e Meksikës ranë mes shqetësimeve për ulje të borxhit.

Tensionet e tremujorit mund të shtojnë nervozizmin e investitorëve të hënën dhe të martën pasi shoqëritë financiare rivendosin kreditimin e kolateralit për të përmirësuar bilancet, ndërsa bankat japoneze përballen me fundin e vitit të tyre fiskal.

Indeksi MSCI i kapitalit global është ulur rreth 23% që nga fillimi i vitit, duke patur të dhënat e tremujorit të tij më të keq që nga fundi i vitit 2008.

Këto janë lëvizjet kryesore në tregje:

Aksionet

Kontratat e së ardhmes  në Indeksin S&P 500 ra me 0.4% nga ora 9:13 në Londër.

Indeksi Stoxx Europe 600 zbriti 1.3%.

Indeksi MSCI i Paqësorit Aziatik ra 0,8%.

Valutat

Indeksi Bloomberg Dollar Spot u rrit 0,5%.

Euro ra me 0.6% në 1.1074 dollarë.

Paundi britanik ra me 0.8% në 1.236 dollarë.

Jen japoneze ra në 107.93 për dollar.

Obligacionet

Obligacionet e Thesarit 10-vjeçare zbritën katër pikë përqindjeje në 0.64%.

Obligacionet 10-vjeçare të Gjermanisë ranë me shtatë pikë përqindjeje në -0.55%.

Obligacionet 10-vjeçare të Britanisë rane nëntë pikë bazë në 0.278%.

Produktet

Ari ra me 0,5% në 1,619,67 dollarë për një ons.

Nafta e papërpunuar West Texas Intermediate ra 5.2% në 20,40 dollarë për fuçi./Bloomberg/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë