Ka ndodhur

Bie shtylla elektrike, humbin jetën dy elektriçistë në Roskovec

Dy elektriçistë kanë humbur jetën, pasi një shtyllë elektrike e tensionit të lartë është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës në fshatin Jogodinë të Roskovecit, ndërsa viktimat kanë qenë duke punuar. Mësohet se ata kanë pësuar dëmtime të rënda gjatë përplasjes në tokë.

Policia thotë se kanë ndërruar jetë elektriçistët e OST-së, Gjergji Duka 50 vjeç banues në Kuçovë dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç banues në Mallakastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë