Treg

Bie pesha e kompanive që shesin përmes internetit

Edhe pse në perceptimin e përgjithshëm duket sikur interneti përdoret shumë për të bërë shitje nga ana e kompanive, të dhënat e INSTAT raportojnë për vitn 2018, se vetëm 5,7 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara, nga 7,7 % që ishte vitin e kaluar.

Në një qajse krahasuese me vendet e Bashkimit Europian , 7 % e kompanive në vendet e BE-së kanë kryer shitje përmes uebit.

Sipas INSTAT, peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 23,6 %, pasuar nga riparimi i kompjuterave, artikujve personal e familjar dhe shërbimet administrative.

Shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj janë përdorur nga rreth 10 % e ndërmarrjeve për vitin 2018.

Informacioni elektronik për zinxhirët e informacionit i cili i referohet dërgimit/marrjes së të gjithë informacionit mbi vargun e furnizimit (p.sh. nivelet e inventarit, planet e prodhimit, parashikimet, ecuria e dërgimit) nëpërmjet rrjeteve kompjuterike ose faqeve të internetit, është përdorur nga rreth 13 % e ndërmarrjeve në vitin 2018.
Në vitin 2018, media sociale (Facebook, Linkedln, Twitter, Youtube, etj.) është përdorur nga më shumë se gjysma e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet që rezulton me rritje nga viti i kaluar.

Gjatë 2018, në 80,0 % të ndërmarrjeve, media sociale është përdorur për të përmirësuar imazhin e ndërmarrjes ose të tregut të produkteve (p.sh. për reklamë, për hedhjen në treg të një produkti të ri, etj) që përsëri rezulton me rritje nga një vit më parë. Një pjesë e ndërmarrjeve i kanë përdorur rrjetet sociale për të shkëmbyer mendime, opinione apo njohuri brenda ndërmarrjes.

Cilët sektorë përdorin më shumë internetin…

Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter, në vitin 2018, 97,5 % e tyre kanë akses në internet, ndërsa në vendet anëtare të BE-së ky tregues është mesatarisht 97,0 %.
Në vitin 2018, ndërmarrjet me 250+ punonjës përdorin 100 % kompjuter me akses në internet.


Gjatë vitit 2018, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është gati 23 %, me rritje nga një vit më parë.


Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 26,0 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 28,1 % që ishte në 2017.


Përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese dhe në aktivitetin e ndërtimit. Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike dhe aktivitetet e riparimit të kompjuterave, artikujve personal dhe familjarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë