Lajme

Bie nga kati i 6-të portieri i Partizanit

Portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune pas përfundimit të takimit Partizani-Teuta.

Teqja, 24 vjeç është shoqëruar me shpejtësi në Spitalin eTraumës ku fatmirësisht pas skanerit mjekët konfirmojnë për gazetën Si se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka konfirmuar ngjarjen e rënde ndërkohë që informacionet e para thonë se i riu vuante nga depresioni dhe është vëtëhedhur nga balkoni i pallatit. Por, dyshohet gjithashtu se mund të bëhet fjalë për një rënie aksidentale.

Aldo Teqja është portieri i dytë i Partizanit, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë