Politike

Bie ligji për investimet strategjike, Rama: S’na duhet më, punojmë me BE për ligj të ri

Nga Gazeta ‘Si’- Ligji për investimet strategjike nuk do të ekzistojë më. Lajmin e dha Kryeministri Rama, gjatë një konference me gazetarë nga Bashkimi Europian, kur u pyet nëse do të respektojë kushtet e vendosura në raportin IBAR për këtë çështje.

Rama tha se ligji, shumë i kritikuar, nuk ka qenë kurrë i padrejtë, por shtoi se do ta “lënë jashtë” sepse nuk iu duhet më.

“Dëgjoni, ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka qenë i padrejtë për të thënë këtë gjë fillimisht dhe shumë njerëz që flasin për këtë as nuk e dimë për ç’ flasin, por gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vetë dhe nuk ka rëndësi. Nuk është se po luftojmë për të, nuk është se do të themi që vlerësimi është i gabuar, thjesht do ta lëmë jashtë”, tha Rama.

Rama tha që Shqipëria po punon me BE-në për të krijuar një ligj të ri për investimet strategjike i cili do miratohet pasi ta shohë Këshilli Europian.

Duke iu referuar investimit në Zvërnec, Kryeministri nguli këmbë se bota ka plot shembuj të bashkëjetesës mes natyrës dhe zhvillimit.

Për Edi Ramën, çështja u fry për shkak të emrit të Donald Trump.

I pyetur për Sazanin, Rama pohoi se po negocion prej dy vjetësh me investitorët, por përjashtoi idenë e shitjes së ishullit.

Kryeministri shpjegoi se nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për të thithur kapital dhe investime madhore që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit, por nënvizoi bindjen se nuk mund të konkurrojë duke shpërfillur natyrën


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë